LAJMI I FUNDIT:

Merkel dhe Putin diskutojnë çështjen e Sirisë në Berlin

Merkel dhe Putin diskutojnë çështjen e Sirisë në Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri të ditur se është e nevojshme të parandalohet ndonjë fatkeqësi e mundshme humanitare në qytetin Idlib të Sirisë.

Angela Merkel e mirëpriti presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Pallatin Meseberg, një rezidencën e qeverisë që ndodhet në afërsi të kryeqytetit Berlin.


Në prononcimin e saj para takimit, shefja e qeverisë gjermane duke tërhequr vëmendjen në takimin që pati me Presidentin Putin në Soçi tha se ky dialog duhet të vazhdojë për gjetjen e zgjidhjes mosmarrëveshjeve serioze në botë.

Merkel bëri të ditur se kriza humanitare në Siri duhet të marrë fund, ndërsa shtoi se çështjet e diskutueshme duhet të zgjidhen me anë të dialogut.

Ajo gjithashtu tha se Gjermania dhe Rusia kanë përgjegjësi mbi zhvillimet në botë, ndërsa shtoi se Rusia mbanë përgjegjësi të veçantë pasi ajo është edhe anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndërkaq, Vladimir Putin, bëri të ditur se duhet të hidhen hapat e nevojshme që refugjatët sirianë të kthehen në shtëpitë e tyre sa më parë dhe vuri theksin në rëndësinë e rindërtimit të Sirisë.

Presidenti i Rusisë theksoi se me partnerët gjermanë janë duke bashkëpunuar në lidhje me tubacionin gazsjellës “Nord Stream II”, ndërsa shtoi se ky është vetëm një projekt ekonomik.

Duke e vënë në dukje se gazi rus do të vazhdojë të transportohet nëpërmjet Ukrainës, Presidenti Putin tha se gjëja më e rëndësishme në këtë çështje është plotësimi i kushteve ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori