LAJMI I FUNDIT:

Posta e Kosovës mbetet lider në tregun postar

Posta e Kosovës mbetet lider në tregun postar

Posta e Kosovës mbetet lider në tregun e përgjithshëm postar vendor, konstatohet në raportin e publikuar nga Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Përkundër konkurrencës nga operatorë privatë me renome ndërkombëtare dhe operatorë të tjerë vendor, edhe gjatë vitit 2017 numri më i madh i dërgesave postare, brenda dhe jashtë territorit të vendit tonë, është proceduar përmes shërbimit postar të ndërmarrjes publike Posta e Kosovës.


Në bazë të matjeve dhe analizave të ARKEP-it, Posta e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka mbuluar 86.90 për qind të tregut postar, ndërkaq 14 operatorët e tjerë postar kanë arritur të mbulojnë 13.10 për qind.

Përqindja e mbulimit të tregut nga ana e Postës së Kosovës do të ishte edhe më e madhe, mirëpo gjatë vitit të kaluar ndërmarrja jonë nuk ka vazhduar kontratën për shpërndarjen e miliona fletushka marketingu të marketeve për arsye të kostos shumë të ultë të kontratës dhe mbingarkesës së postierëve. Heqja dorë nga kjo kontrate e pafavorshme për Postën ka pasur ndikim minimal në të hyrat financiare në shërbimin tonë postar.

Përpjekjet për interpretime të tjera të të dhënave të raportit të ARKEP-it nuk janë në funksion të informimit të drejtë të publikut dhe nuk është profesionale.

Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha ka falënderuar qytetarët, që sa u përket shërbimeve postare, vazhdojnë të kenë besimin më të madh në Postën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori