LAJMI I FUNDIT:

Reali kërkon Eriksenin si zëvendësues të Modricit

Reali kërkon Eriksenin si zëvendësues të Modricit
Christian Eriksen - Luka Modric (Getty Images)

Christian Eriksen është i pëlqyeri i Real Madridit për mesfushën, nëse largohet Luka Modric këtë verë.

E ardhmja e yllit kroat tek Mbretërit është ende e paqartë, mes qëndrimit dhe largimit nga Santiago Bernabeu.


Mediat në Spanjë raportojnë për një rinovim dhe qëndrim të Modricit tek Reali, ndërsa ato në Italia thonë së kroati ka zgjedhur Interit.

Rritje page dhe qëndrim, apo kalim te Interi? Mediat italiane dhe ato spanjolle në ‘luftë’, vikendi vendos të ardhmen e Modric
Lexo po ashtu Rritje page dhe qëndrim, apo kalim te Interi? Mediat italiane dhe ato spanjolle në ‘luftë’, vikendi vendos të ardhmen e Modric

Megjithatë, Mbretërit thuhet se nuk po qëndrojnë duarkryq dhe janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

Eriksen dhe Modric gjatë një ndeshje në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Ylli i Tottenham Hotspur, Eriksen thuhet se është i pëlqyeri i drejtuesve të Los Blancos.

Sipas mediumit anglez The Sun, Eriksen shihet si zgjedhja e parë nëse fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës do të bashkohet me Interin këtë verë.

Real Madridi nuk beson në qëndrimin e Luka Modricit, ka gati listën me tre emra
Lexo po ashtu Real Madridi nuk beson në qëndrimin e Luka Modricit, ka gati listën me tre emra

Eriksen ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij dhe ka qenë në bisedime me Spurs për rinovimin e saj, por mos-rinovimi deri tani thuhet se i ka lënë Madridit një mundësi për tu hedhur pas danezit.

Në rast transferimi, çmimi që do të duhet të paguajë Reali për reprezentuesin danez është mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

La Liga
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori