LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë mbi 13 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri

Për 24 orë mbi 13 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri

Fluks i madh turistësh nga Kosova janë regjistruar të kenë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Në pikën kufitare të Morinës në Kukës, gjatë 24 orëve kanë hyrë rreth 15 mijë e 20 persona, nga të cilët 13 mijë e  760 janë me nënshtetësi jo shqiptare dhe që vijnë në Shqipëri  për qëllime turistike.


Sipas ATSH-së, në pikën kufitare që lidh Kukësin me Kosovën, përmes rrugës së Kombit ka pasur një rritje të fluksit të hyrjeve.

Zyra e Shtypit e Policisë së Kukësit bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se fluksi gjatë 24 orëve të fundit ka qenë më i lartë.

“Në pikën kufitare të Morinës janë regjistruar në hyrje 15 mijë e 20 persona, nga të cilët 13 mijë e 760 janë të huaj, ndërsa 1 mijë  260 shtetas ishin shqiptarë. Po ashtu, gjatë këtyre 24 orëve u regjistruan 3 mijë e 125 shtetas shqiptarë që u larguan nga vendi dhe 10 mijë e 3 të huaj që vijuan rrugën në drejtim të Kosovës”, bëri të ditur zyra e shtypit e Policisë së Kukësit për ATSH-në.

“Në hyrje janë regjistruar 714 mjete shqiptare dhe 3,472 me mjete me targa të huaja. Ndërsa në dalje janë regjistruar 1,327 mjete me targa shqiptare dhe 4,571 mjete me targa të huaja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori