LAJMI I FUNDIT:

Costa: Ronaldo do ta dërgojë Juven në një nivel tjetër

Costa: Ronaldo do ta dërgojë Juven në një nivel tjetër
Douglas Costa (Foto: Getty Images)

Douglas Costa beson se Cristiano Ronaldo mund ta dërgojë Juventusin në një tjetër nivel. Ai e ka lëvduar trajnerin Massimiliano Allegri duke thënë se e ka bërë lojtar të kompletuar.

Juventusi e ka bërë transferimin më të madh të kësaj vere duke e transferuar superyllin portugez nga Real Madridi.


“Mendoj se Juventusi e di si t’ia marrë zemrën një lojtari. Kur një lojtar e merr vendimin dhe arrihet marrëveshja, klubi e trajton atë si pjesë të familjes”.

Mendoj se familja e Juventusit është më e rëndësishmja. Është një botë ku kam mësuar të jetoj. Allegri është një trajner me shumë pasion për anën mbrojtëse të lojës dhe për mua ka qenë shumë e rëndësishme, sepse jam lojtar që shkoj shumë përpara dhe duke punuar në anën defensive, më ka bërë futbollist më të kompletuar. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën time”.

Lajmet për Juventusin
Lexo po ashtu Lajmet për Juventusin

“Ronaldo te Juve? Mendoj se Ronaldo ka qenë në nivel shumë të lartë, por ka dashur të bëjë një hap tjetër për ta përforcuar statusin e tij”.

“Mendoj se CR7 ka gjithçka që na duhet për të na dërguar në nivelin e radhës duke bërë gjëra të rëndësishme këtë sezon”.

Neymar dhe Douglas Costa (Foto: Getty Images)

“Ronaldo është një lojtar shumë i rëndësishëm, por ne e kemi edhe Dybalan dhe lojtarë tjerë të rëndësishëm. Kam luajtur me Neymarin, prandaj nuk është diçka e re për mua që të luaj me dikë në këtë nivel (si Ronaldo)”.

“Të gjithë e kanë mirëpritur dhe e dimë sa shumë mund të na përmirësojë. Nuk mund ta fshehim këtë, është e dukshme”, ka deklaruar Costa për ItalianFootballTV. /Telegrafi/