LAJMI I FUNDIT:

Chelsea 0-2 Man City, notat e lojtarëve në Superkupën e Anglisë

Chelsea 0-2 Man City, notat e lojtarëve në Superkupën e Anglisë
Manchester City (Getty Images)

Manchester City ka fituar ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në finalen e Superkupës së Anglisë e njohur ndryshe si FA Community Shield.

Skuadra e Pep Guardiolas e ka mposhtur atë të Maurizio Sarrit në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, të zhvilluar në stadiumin Wembley.

Golat në këtë fitore të Qytetarëve u shënuan nga sulmuesi argjentinas Sergio Aguero, i cili fillimisht shënoi në minutën e 13-të dhe pastaj edhe në të 58-tën.


Man City mposht Chelsean në finale të Superkupës së Anglisë, fiton trofeun e parë sezonal
Lexo po ashtu Man City mposht Chelsean në finale të Superkupës së Anglisë, fiton trofeun e parë sezonal

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht argjentinasi Aguero që pas dy golave të shënuara u notua me 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesi e Chelseat, Alvero Morata, i cili u vlerësua me 5.6. /Telegrafi/

Chelsea:

Dështuan edhe Fabregas, Pedro e Luiz

Man City:

Shkëlqyen edhe Silva, Walker e Stones