Mbi 7100 vende të lira të punës në faqen e Agjencisë për punësim në Maqedoni
Në tregun e punës në Maqedoni momentalisht ka 7.145 vende të lira të punës të publikuara në ueb faqen e Agjencësë për punësim.
Magacioner, shitës, udhëheqës të prodhimit, specialist, komercialist, vozitës, sigurim për persona dhe pronë, eletromonitorë, specialistë për resurse njerëzore, administratorë të përgjithshëm, drejtorë, distributorë, persona për organizimin e rrugëtimeve, janë pjesë e vendeve të shpallura si të lira.
Të dhënat statistikore tregojnë se në tremujorin e parë këtë vit norma e vendeve të lira të punës ka qenë 1.68%. Numër më të madh të vendeve të lira të punës, 2.929, kanë qenë grupi i punëtorëve në veprimtarinë e shitjes.
Siç tregon anketa e fuqisë punëtore, sektori i shërbimit, industrial dhe sektori i ndërtimtarisë janë sektorë me rritje më të madhe të punësimit në tremujorin e parë të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Norma e punësimi në tremujorin është 44.6% në raport me të njëjtën periudhë vitin e kaluar është më e madhe prej 0.9%.
“Numri i të punësuarve është më e madhe për 2.2%, gjegjësisht rreth 16.000 persona në raport me tremujorin e parë të vitit të kaluar, ku rritje më të madhe ka në sektorin e industrisë (8.7 mijë apo 5.2 përqind), pastaj vjen sektori i ndërtimtarisë (4.8 mijë apo 9.4% si dhe sektori i shërbimit (2.7 mijë apo 0.7%) thuhet në dokument.
Analizuar sipas statusit ekonomik, rritje të punësimit ka te të gjitha kategoritë, përveç në kategorinë e punëtorëve familjarë. Kështu, numri i personave të punësuar është zmadhuar për 13.500 apo 2.4%.
Rritja e punësimeve do të thotë edhe ulje të numrit të papunësisë, që është zvogëluar për 12.000, gegjgësisht 5.4% në nivel vjetor. Këto lëvizje në tregun е punës kanë bërë që norma e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti të zvogëlohet për 21.6%, gjegjësisht 1.3% krahasuar me të njëjtin vit.
Duke shikuar grupet e moshës, papunësia është zvogëluar tek të gjitha grupet, ku zvogëlim më të madh ka mosha mesatare prej 25-79 vjeçe./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë