LAJMI I FUNDIT:

Klubet e Ligës Premier sërish harxhojnë mbi 1 miliard euro – Prin Liverpooli, befasojnë West Ham dhe Fulham që lënë pas Chelsean e Manchester Cityn

Klubet e Ligës Premier sërish harxhojnë mbi 1 miliard euro – Prin Liverpooli, befasojnë West Ham dhe Fulham që lënë pas Chelsean e Manchester Cityn
FOTO: MARCA

Kur jemi shtatë nga fillimi i kampionatit në Ligën Premier dhe vetëm gjashtë ditë nga mbyllja e afatit kalimtar në Angli, klubet angleze dhe kampionatin kanë vazhduar dominimin sa u përket blerjeve.

Klubet e Ligës Premier nuk do të kenë më drejtë të nënshkruajnë me lojtarë pasi të fillojë kampionati, ndërsa kanë të drejt të shesin dhe të huazojnë edhe gjatë muajit gusht.

Për të pestën verë me radhë klubet angleze kanë kaluar shifrën e 1 miliard eurove për transferime, ndërsa aktualisht është 1.101 miliard euro me Liverpoolin që i prin listës së lartë të shpenzimeve.

Formacionet e mundshme të top skuadrave angleze për sezonin 2018/19
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme të top skuadrave angleze për sezonin 2018/19

Më i shtrenjti tek te Kuqtë me 75 milionë euro është Alisson Becker që erdhi nga Roma, i përcjellë nga Naby Keita që erdhi për 60 milionë euro. Një nga blerjet është edhe Xherdan Shaqiri.

Riyad Mahrez është i dyti më i shtrenjtë i kësaj vere, pasi kaloi te Manchester Cityn për 68 milionë euro.

Fred është më i shtrenjti i Manchester United, ndërsa në top pesë futet edhe ish-mesfushori  i Napolit, Jorginho që ka kaluar te Chelsea.

Liverpooli ka harxhuar 195 milionë euro , ndërsa vendin e dytë çuditërisht e zë West Ham United me 95 milionë euro.

Befasia më e madhe është Fulham që sapo është kthyer në elitë, pasi zë vendin e tretë me 82 milionë euro shpenzime.

Nuk është befasi që klubet e Premier Ligës të shpenzojnë më shumë se kampionat tjerë, ndërsa këtë vit është ndjerë rivaliteti i Serie A.

Klubet italiane kanë harxhuar 927 milionë euro, me Juventusin që është në krye për blerjen e Cristiano Ronaldos.

La Liga është e treta me 643 milionë euro, ndërsa Bundesliga e Gjermanisë është e katërta me 415 milionë euro.

Harxhimet sipas kampionateve (FOTO: MARCA)

376 milionë euro janë harxhuar nga Ligue 1 e Francës.

Kampionati i dytë anglez (Championship) ka harxhuar 148 milionë euro për blerje të lojtarëve. /Telegrafi/  

TOP 5 blerjet më të shtrenjta 

FOTO: MARCA

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori