LAJMI I FUNDIT:

Interi i ofron kontratë katërvjeçare me 11.5 milionë euro në sezon Modricit

Interi i ofron kontratë katërvjeçare me 11.5 milionë euro në sezon Modricit
Luka Modric (Getty Images)

Interi thuhet se i ka ofruar Luka Modricit një kontratë katërvjeçare me pagë të lartë prej 11.5 milionë eurosh në sezon.

Nerazzurrët e kanë bërë mesfushorin e Real Madridit objektivin e tyre numër një për pjesën e mbetur të afatit kalimtar të kësaj vere, me një transferim të guximshëm të planifikuar nga drejtuesit.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez deklaroi mbrëmë se nuk do të lejonte që kapiteni i Kroacisë të largohej për më pak se shifra astronomike e klauzolës prej 750 milionë eurosh.


Perez: Modric largohet vetëm nëse dikush paguan 750 milionë euro
Lexo po ashtu Perez: Modric largohet vetëm nëse dikush paguan 750 milionë euro

Megjithatë, gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio raporton se pozicioni i Perezit mund të zbutet pasi të ketë mbajtur bisedime sy më sy me Modricin pas kësaj fundjave.

Modric u zgjodh më i miri në Botërorin ‘Rusia 2018’ (Getty Images)

Dyshja thuhet se ka raporte të shkëlqyera mes vete, me një ‘marrëveshje zotërinjsh’ që është mundshme mes palëve nëse 32-vjeçari shpreh dëshirën për t’u larguar nga Bernabeu.

Sipas Corriere della Sera, nëse Modric dëshiron të ndërroj ambient nga kampionët evropianë te gjiganti nga Serie A, Nerazzurët do të jenë të gatshëm t’i ofrojnë atij një marrëveshje deri në vitin 2022.

Modric dëshiron kalimin te Interi?
Lexo po ashtu Modric dëshiron kalimin te Interi?

Me këtë marrëveshje, ylli kroat i mesfushës ka potencialin për të fituar gjithsej 46 milionë euro apo 11.5 milionë euro në sezon.

E përditshmja italiane gjithashtu deklaron se Interi do të paraqesë një ofertë fillestare prej 15 milionë euro për të marrë lojtarin në huazim për një sezon, me mundësi për ta nënshkruar atë përfundimisht për një shifër tjetër prej 25 milionësh në verën e ardhshme. /Telegrafi/