LAJMI I FUNDIT:

Detajet financiare të transferimit potencial të Bonuccit, Caldaras dhe Higuainit

Detajet financiare të transferimit potencial të Bonuccit, Caldaras dhe Higuainit
Mattia Caldara, Leonardo Bonucci dhe Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)

Faqja Calcio e Finanza i ka zbuluar detajet e transferimit potencial të Leonardo Bonuccit, Mattia Caldaras dhe Gonzalo Higuainit.

Caldara dhe Bonucci vlerësohen me nga 40 milionë euro, ashtu që shkëmbimi do të jetë kokë më kokë ndërmjet lojtarit të Juventusit dhe atij të Milanit.

Leonardo Bonucci (Foto: Getty Images)

Qendërmbrojtësi i Rossonerëve përfiton 7.5 milionë euro neto në vit plus bonuset, mirëpo do të pranojë ulje të pagës për t’u kthyer te Bianconerët.


Ai pritet të paguhet 5.5 milionë euro neto te Zonja e Vjetër, më pak sesa përfiton te Milani, por më shumë sesa ishte paguar te Juve kur u largua në verën e kaluar (4.5 milionë euro).

Po të qëndronte te kampioni italian, Caldara do të përfitonte 1.5 milion euro neto, ndërsa përfaqësuesit e tij do të përpiqen që te Milani ai të paguhet dy milionë euro.

Të dy klubet e vlerësojnë Higuainin rreth 55 milionë euro që është edhe vlera aktuale e tij në llogaritë e bardhezinjve (duke u bazuar në procesin që njihet si amortizim që e vlerëson vlerën e një lojtari në periudhë afatgjate).

Prej kohës kur argjentinasi nënshkroi për Juven nga Napoli (për 91.3 milionë euro), vlera e tij ka rënë për 18.26 milionë euro për sezon duke i dhënë kështu një vlerësim prej 54.78 milionë euro në tre vitet e mbetura në kontratën e tij.

Në bazë të marrëveshjes, Milani do të paguajë rreth 18 milionë euro për huazimin njëvjeçar të tij që është edhe një e treta e vlerës totale të transferimit. Ndërsa për ta bërë të përhershëm transferimin në verën e ardhshme, duhet t’ia paguajë Juves edhe afro 36 milionë euro.

Higuain përfiton 7.5 milionë euro neto për sezon në Torino, prandaj Bianconerët do të kursejnë shumë edhe nga pagat e tij, kur kihet parasysh se Bonuccit do t’i japin rrogë më të vogël. Nga ana tjetër, Milani nuk do të humbë asgjë, meqenëse pagën e qendërmbrojtësit thjesht do t’ia japin Higuainit.

Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)

Vlera e italianit në llogaritë e Rossonerëve është 33.6 milionë euro, ndërsa me heqjen e pagës së lartë të tij, shitja te Juventusi do të ketë efekt pozitiv financiar.

Kalimi i Caldaras te Milani për një shumë prej 40 milionë eurosh dhe një kontratë pesëvjeçare, do të thotë se kuqezinjtë duhet të paguajën rreth 11.4 milionë euro në sezon për të (duke përfshirë pagën e tij bruto dhe shumën e transferimit).

Shuma për huazmin e Higuainit (18 milionë euro) duhet të paguhet menjëherë, ndërkohë që paga e tij bruto është 12.7 milionë për sezon, prandaj Milani duhet daljet nga llogaritë e Milanit për 30-vjeçarin do të jenë menjëherë mbi 30 milionë euro.

Rossonerët duhet të kenë kujdes në lidhje me rregullat financiare, meqenëse ky transferim do të ketë efekt negativ prej 14.6 milionë eurosh, prandaj do të duhet shitja e Nikola Kalinicit për ta mbuluar këtë shumë.

Ky operacion i transferimeve, për Juventusin do të shënojë bilanc pozitiv për këtë vit. Me shitjen e Caldaras, Zonja e Vjetër do të përfitojë 27.24 milionë euro të pastra duke marrë parasysh edhe shumën që ia ka paguar Atalantas kur e ka transferuar lojtarin.

Mospagimi i rrogës së Higuainit dhe Caldaras, si dhe paga më e ulët e Bonuccit (për më shumë këtë sezon Juve do ta paguajë vetëm 11 muaj italianin, pasi rrogën e korrikut do t’ia japë Milani) – do t’i shtojë akoma më shumë të hyrat te kampioni italian.

Mattia Caldara (Foto: Getty Images)

Në rast se ndodhin këto transferime, Juventusi do të përfitojë 41.5 milionë euro vetëm këtë sezon (duke i shtuar edhe 18 milionë eurot nga huazimi i Higuainit). Nga ana tjetër, humbjet e Milanit nuk janë shumë të mëdha nëse menaxhohen mirë në paga dhe mbulohen me shitjen e një lojtari tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori