LAJMI I FUNDIT:

Drejtorët e Juves në Milano për shkëmbimin Caldara – Bonucci dhe huazimin e Higuainit

Drejtorët e Juves në Milano për shkëmbimin Caldara – Bonucci dhe huazimin e Higuainit
Leonardo Bonucci (Foto: Getty Images)

Drejtorët e Juventusit, Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici, kanë qëndruar në Casa Milan për të diskutuar në lidhje me transferimet ndërmjet dy klubeve.

Temë diskutimi janë Mattia Caldara, Leonardo Bonucci dhe Gonzalo Higuain.

Leonardo Bonucci (Foto: Getty Images)

Dy klubet thuhet se kanë arritur marrëveshje paraprake për shkëmbimin e Caldaras dhe Bonuccit, ndërsa Pipita do të huazohet në San Siro për 18 milionë euro me opsionin që transferimi të bëhet i përhershëm në verën e ardhshme për 36 milionë euro.

Lajmet për JUVENTUSIN
Lexo po ashtu Lajmet për JUVENTUSIN

Tash, drejtori gjeneral i Juves dhe drejtori sportiv ndodhen në Milano për ta mbyllur marrëveshjen.

Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)

Kujtojmë që Bonucci u largua nga Zonja e Vjetër në verën e kaluar, mirëpo ai dëshiron të kthehet, madje duke pranuar edhe pagë më të vogël.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos është bërë e qartë se Higuain do të luajë në një skuadër tjetër në sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, Caldara, i cili ishte i huazuar te Atalanta në sezonin e kaluar, kërkohet nga Rossonerët për pozitën e qendërmbrojtësit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Modric preket nga dhurata e gazetarit spanjoll para ndeshjes, premtoi se do t'ia kthente

Modric preket nga dhurata e gazetarit spanjoll para ndeshjes, premtoi se do t'ia kthente

Përfaqësueset
Hungari – Zvicër, formacionet zyrtare: Vetëm një shqiptar titullar

Hungari – Zvicër, formacionet zyrtare: Vetëm një shqiptar titullar

Përfaqësueset
“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

Ndërkombëtare
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Përfaqësueset
Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi, vetëm 10 ditë më parë gëzoi kombin e tij

Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi, vetëm 10 ditë më parë gëzoi kombin e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori