LAJMI I FUNDIT:

Wolverhamptoni, skuadra angleze e cila në përbërje ka po aq portugezë sa Benfica, Porto dhe Sportingu

Wolverhamptoni, skuadra angleze e cila në përbërje ka po aq portugezë sa Benfica, Porto dhe Sportingu
Foto: Getty Images

Në vitin 2018 dhe atë 2019, qyteti i Wolverhamptonit me shumë mundësi do të jetë vendi më i vizituar në Angli nga portugezët.

Kjo pasi skuadra e këtij qyteti me po të njëjtin emër, është e mbushur me lojtarë nga Portugalia.


Me transferimin e Joao Moutinhos, Wolves tani ka tetë lojtarë portugezë në skuadrën e tyren, të tjerë janë: Rui Patrício, Ruben Vinagre, Ruben Neves, Pedro Gonçalves, Ivan Cavaleiro, Helder Costa dhe Diogo Jota.

Pra, kaq shumë lojtarë në skuadrën e parë nuk kanë as gjigantët portugezë Benfica, Porto apo Sporting.

Por, ky numër pritet të rritet deri në përfundimin e afatit kalimtar të verës.

Liga Premier 2018/19: Ardhjet dhe largimet për çdo skuadër deri më tani
Lexo po ashtu Liga Premier 2018/19: Ardhjet dhe largimet për çdo skuadër deri më tani

Shumë afër t’i bashkohet skuadrës nga Liga Premierë është edhe mbrojtësi Pepe, i cili aktualisht është pjesë e Besiktasit. Por, është folur shumë edhe për Andre Silvan e Milanit dhe Joao Marion e Interit.

Gjithë këta lojtarë i janë bashkuar Wolves për shkak të agjentit Jorge Mendes, ai është këshilltar i pronarëve të Wolves (klubi është nën pronësi të kompanisë kineze Fosun).

Trajneri Nuno me kupën e Sky Bet Championship (Foto: Getty Images)

Shumica e lojtarëve janë klientë të Mendes, por nuk duhet harruar se edhe trajneri i kësaj skuadre është portugez, Nuno Espirito Santo. /Telegrafi/