LAJMI I FUNDIT:

Hidhen poshtë aktakuzat kundër Zaevit dhe Dimitrovit

Hidhen poshtë aktakuzat kundër Zaevit dhe Dimitrovit

Prokuroria Themelore Publike Shkup (PTHP) hodhi poshtë akuzat e ngritura penale kundër kryeministrit Zoran Zaev, Ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov për kryerjen e veprës penale “Rrezikimi i Pavarësisë”, pasi që akt-akuza e pretenduar nuk është një vepër penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare, theksojnë nga PTHP Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“U shqyrtuan pretendimet në padinë penale të ngritur nga nga Iniciativa Qytetare për shëndet, dinjitet dhe jetesë të gjallë “Rilindja”, lëvizja e avokatët dhe mbrojtësit e sovranitetit kombëtar “Rilindja maqedonase”, sipas të cilave të dy personat e akuzuar, mbajtësit e poste të larta publike e kanë nënshkruar një marrëveshje përfundimtare, sipas të cilës tundet themelet e ekzistencës së Republikës së Maqedonisë, si dhe përhapja dhe gjenocidi kulturor kundër maqedonasve dhe Republikës së Maqedonisë. Në padinë penale, të pandehurit ishin akuzuar edhe për “krime kundër njerëzimit”, për veprën penale të së cilës përgjegjës është Prokuroria Publike e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nga ato shkaqe, padia penale kundër të pandehurve për këtë padi penale në shqyrtim tek Prokuroria Publike”, thonë nga PTHP Shkup.

Në mënyrë që të ekzistojë vepër penale “Rrezikimi i pavarësisë” është i domosdoshëm për atë që e kryen këtë vepër penale me qëllim që të sjell Republikën e Maqedonisë në një gjendje nënshtrimi ose varësie nga një shtet tjetër. Pavarësia nënkupton ndërtimin e një sistemi shoqëror pa ndonjë ndikim të jashtëm, si dhe pjesëmarrjen e lirë dhe të barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndjekjen e politikës në ato marrëdhënie pa asnjë ndikim të jashtëm.


“PTHP Shkup, pas analizave të marrëveshjes së lartpërmendur, duke filluar nga preambulën e cila përcakton objektivat e aktit dhe parimet e saja themelore, vlerëson se gjatë kyçjes së marrëveshjes palët janë referuar parimeve dhe qëllimeve e Kartës së OKB-së, dokumentin përfundimtar të Helsinkit 1975, aktet përkatëse të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë dhe vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës. Gjatë kësaj ajo është udhëhequr nga fryma dhe parimet e demokracisë dhe i është thirrur në detyrimet e tyre sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare, nën çdo pretekst dhe në asnjë formë, të mos ndërhyjë në punët e brendshme dhe përgjegjësitë me njëri-tjetrin. Prokurori publik kompetente vlerëson që të paditurit për nënshkrimin e marrëveshjes nuk kanë qenë të ndikuar, edhe as që ka pasur ndihmë nga shteti për të cilat vendi ynë është nënshtruar apo ka qenë nën varësi, veçanërisht që nga nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë ndiqen edhe instrumente të tjera ligjore, ratifikimi i referendumit”, thonë nga PTHP. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori