LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Ilaçi, që i është shitur barnatoreve 5 euro, ministrisë i kushtoi 15 euro! (Video)

Ismaili: Ilaçi, që i është shitur barnatoreve 5 euro, ministrisë i kushtoi 15 euro! (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka përmendur favorizimin e bizneseve të caktuara për blerjen e barnave nga institucionet shëndetësore.

“Mbi 30 kontrata që kemi arritur me i analizua, janë rreth 1 milion euro më lirë. Vetëm për një bar ka dallim në çmim mbi 500 mijë euro nga herët e kaluara”, deklaroi Ismaili, duke thënë se të gjitha kompanitë i kanë ngritur çmimet.

Ismaili, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka deklaruar se ka hapur shumë beteja me grupe të ndryshme.


“Është e vërtetë që kam hap shumë beteja. Por pozicioni im është i tillë që duhet të jem në beteja”.

“Është bërë një propagandë për sigurimin shëndetësor, ata që e kanë propozuar nuk kanë qenë gati”.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se fondet për sigurimet shëndetësore janë shumë të mëdha dhe vështirë të menaxhohen.

“Ne po kemi problem me menaxhimin e 20-30 milionë eurove barna. E, çka nëse i kemi 140 milionë euro barna?”, ka thënë ai, duke dhënë një kohë të mundshme kur mund të fillojë ky proces.

“Fundi i vitit 2019 do të jetë i përshtatshëm për krijimin e fondeve për sigurimin shëndetësor”.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Ismaili ka thënë se në periudha afatgjate do t’i sjell të mira Kosovës.

Ai ka shtuar se shumë mjekë kanë pasur problem në ngritjen profesionalet për shkak të mungesës së vizave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori