Komisioni për qasje të lirë deri tek informacionet që dy muaj e gjysmë pa kryetar
Me vetëm dy anëtarë nga 2 maji deri sot, Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri tel informacioni me karakter publik është bllokuar plotësisht dhe nuk mund të shqyrtojë ankesat e pranuara nga qytetarët dhe gazetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i mëparshëm i Komisionit, Gjorgji Slamkov, në muajin prill dha dorëheqjen nga funksioni i tij për arsye personale në Kuvend. Dorëheqja u pranua dhe Kuvendi njoftoi konkurs për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit, i cili tashmë është përfunduar, por procedura nuk është kryer. Nga atje thonë se gjithashtu e informuan komisionin përgjegjës në Kuvend, i cili kryen procedurën e përzgjedhjes.
Sekretari i përgjithshëm i Komisionit për mbrojtjen e të drejtave për qasje të informacionit me karakter publik, për portalin “Makfax”, thotë se po i trajton rastet, por vendimet nuk mund të merren sepse ky organ tani ka vetëm dy anëtarë. Ndërkohë, Komisioni mori ankesa që nuk mund të vendosen.
Përndryshe, Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë të informacionit me karakter publik përbëhet nga pesë anëtarë, një prej të cilëve është kryetari, ndërsa një zv. kryetari. Mandati i anëtarëve është pesë vjet me të drejtë rizgjedhjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Deri në orën 15:00 dalja në rivotim është 34.87%
Meta me akuza të rënda ndaj Ramës: Ishte iniciator i procesit që synonte të asgjësonte Kosovën
Mbyllja e institucioneve financiare, Franca i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm në veri
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251