LAJMI I FUNDIT:

Veliçkovski: Me rritje progresive të buxhetit të Armatës deri te standardet e NATO-s

Veliçkovski: Me rritje progresive të buxhetit të Armatës deri te standardet e NATO-s

Prioritet i buxhetit të Armatës këtë vit është furnizimi i uniformave dhe çizmeve. Tenderi tashmë është i shpallur dhe pritet që të mbarojë në fund të këtij viti dhe të gjithë pjesëtarët e Armatës do të fitojnë më së paku nga dy uniforma luftarake, deklaroi Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Nënkoloneli i Përgjithshëm, Metodija Veliçkovski.

Në intervistë në emisionin “Top Tema” ai tha se buxheti i armatës si standard i NATO-s është i definuar si 2% nga bruto prodhimi vendor, kurse buxheti i mbrojtjes dhe të armatës në vitet e kaluara ka qenë përafërsisht deri në 1 përqind.

“Është njoftuar se do të ketë rritje progresive me qëllim që t’i arrimë standardet e NATO-s. Besoj se kjo do të ndodhë dhe do të mundësojë zhvillim, trajnim dhe mirëmbajtjen e gatishmërisë luftarake në suazat të cilat është e nevojshme si anëtare e NATO-s”, theksoi Beliçkovski.


Prioritet i ARM-së është mirëmbajtja e nivelit të nevojshëm të gatishmërisë luftarake me qëllim që të përgjigjet në detyrat, tha Komandanti duke qartësuar se buxheti në shtetet e NATO-s dhe te në ndahet në 50/50 në përqindje.

“Tridhjetë përqind shkojnë në mirëmbajtje dhe operacione dhe njëzet përqind shkojnë në furnizime dhe mjete. Principi që e kemi zbatuar gjatë viteve është buxheti i shtuar të shpërndahet përafërsisht në këtë drejt, tha Veliçkoski duke shtuar se ka ndodhur që për rroga të shkojnë rreth 60% e më shumë të buxhetit dhe më pastaj mjetet që do të mbesin të ndahen në prioritete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se armata nuk ka buxhet të pavarur. Buxheti apo mjetet që i shpërndahen armatës, Armata i planifikon, megjithatë, në pajtim me Ligjin për realizimin e buxhetit dhe rregullat tjera ligjore, përgjegjësia është e Ministrisë së Mbrojtjes.

Para secilit vit kalendarik, në pajtim me buxhetin e shpërndarë, Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së bëjnë plan për furnizime publike me prioritete dhe pasi që të miratohet nga ministri i mbrojtjes në 2 muajt e para të vitit kalendarik përpunohet referate për furnizime që dërgohen në Sektorin për logjistikë të Ministrisë së Mbrojtjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori