LAJMI I FUNDIT:

Agnelli arrin në Greqi, takim me Ronaldon dhe Mendesin për ta mbyllur marrëveshjen

Agnelli arrin në Greqi, takim me Ronaldon dhe Mendesin për ta mbyllur marrëveshjen

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka mbërritur në Greqi me një helikopter për t’u takuar me sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

I pari i klubit bardhezi ka fluturuar në Greqi me një avion privat ku super ylli portugez po i kalon pushime.


Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Real Madridi e ka pranuar ofertë prej 100 milionë eurove për CR7.

Mediumet spanjolle dhe italiane: Real Madridi e pranon ofertën e Juventusit për Ronaldon
Lexo po ashtu Mediumet spanjolle dhe italiane: Real Madridi e pranon ofertën e Juventusit për Ronaldon

Mediat si në Spanjë ashtu edhe në Itali e bëjnë të kryer transferimin, ndërsa pritet të bëhet vetëm zyrtarizimi.

Sportitalia e ka transmetuar një video ku shihet një helikopter që arrin në vendin ku po pushon 33-vjeçari.

Sipas gazetarit Carmine Russo, helikopteri mban Agnellin, i cili ka fluturuar deri në Greqi për ta mbyllur marrëveshjen me Ronaldon.

Ronaldo dhe Agnelli mund të kthehen së bashku në Itali, bashkë me agjentin Jorge Mendes, i cili po ashtu do të bashkohet me këta të dy për ta mbyllur marrëveshjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori