LAJMI I FUNDIT:

Trezeguet: CR7 një ëndërr për Juven, mund të bashkëpunojë mirë me Higuainin në sulm

Trezeguet: CR7 një ëndërr për Juven, mund të bashkëpunojë mirë me Higuainin në sulm
David Trezeguet (Foto: Getty Images)

Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka thënë se Cristiano Ronaldo do ishte një ëndërr për Zonjën e Vjetër.

Por, ai ka shtuar se nuk është e nevojshme shitja e Gonzalo Higuain pasi ata mund të bashkëpunojnë mirë mes vete.


“Nuk po i ndjek negociatat nga afër, por për Juventusin fakti që Ronaldo është duke e menduar është kënaqësi”, ka thënë Trezeguet për Gazzetta dello Sport.

David Trezeguet duke përshëndetur tifozët e Juves gjatë ndeshjes mes Cagliarit dhe Juves në Allianz Stadium (Foto: Getty Images)

“Ne po presim, ëndrrat mund të ndodhin dhe kjo është një nga ato”.

“A duhet të shitet Higuain për të bërë paratë? Është zgjedhje e klubit dhe trajnerit, por unë mendoj se lojtarët e mëdhenj gjithmonë mund të luajnë së bashku”.

“Po flasim për dy lojtarë të mëdhenj që në të kaluarën kanë luajtur së bashku te Real Madridi. Unë jam për bashkëpunim”.

Brenda shtëpisë së re të Juventusit të njohur si Continassa - Qendra stërvitore i ka kushtuar 100 milionë euro Zonjës së Vjetër
Lexo po ashtu Brenda shtëpisë së re të Juventusit të njohur si Continassa - Qendra stërvitore i ka kushtuar 100 milionë euro Zonjës së Vjetër

“Me CR7 favorit për të fituar Ligën e Kampionëve? Herët për të thënë, janë një grup skuadrash që mund ta fitojnë. Ato kanë armët dhe mentalitetin për ta bërë”.

“Buffon te PSG? Gigi ka bërë një zgjedhje të rëndësishme. Ai ka shkruar në një ekip që shpenzon shumë dhe ka qëllime të pastra. Njëjtë si Juventusit”, ka shtuar Trezeguet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Premier League
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

La Liga
Kalo në kategori