Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka kërkuar hetimin e procesit të shkëputjes së kontratës së kompanisë që kishte nisur ndërtimin e kompleksit memorial për martirët dhe dëshmoret e Mejës.
Haxhiu ka shfrytëzuar seancën e sotme të Kuvendit, gjatë pyetjeve parlamentare për të akuzuar ish –kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari –Lila për keqpërdorime gjatë procesit të nderimit të memorialit të Mejës, që edhe ashtu sipas saj po zvarritet shumë.
“Unë sot kam dalë këtu për një rast shumë të ndjeshëm për vonimin e ndërtimit të memorialit në Mehë. Në Komisionin për të drejtat e njeriut dhe të pagjeturit, barazi gjinore dhe peticione i kishim përfaqësuesit e Shoqatës ‘ 27 prilli’, në Komision. Me insistimin tim qysh prej pakënaqësive që ata i shprehën qysh me atë datë, i kemi thirr në takim edhe i ftuar ka qenë edhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Memorialëve, z. Idriz Blakaj, i cili në orën 20:00 një ditë përpara takimit njofton se nuk do të marrë pjesë. Pse po e përmend këtë, për me tregu një shqetësim shumë të rëndë që për mua është shqetësim edhe si deputete e asaj ane, e që e thanë përfaqësuesit e shoqatës 27 prilli, konkretisht kryetari i Shoqatës”, ka thënë ajo. Sipas deputetes Haxhiu, përveç vonesave dhe punimeve që nuk janë duke vazhduar qysh duhet, shqetësimi më i madh për të është ajo që sipas saj kanë treguar anà «tarët e shoqatës “27 prilli”, e që ka të bëjë me kërkesën për shkëputjen e kontratës së kompanisë që nisi ndërtimin kohë më parë.
“Ish kryetarja zonja Kusari – Lila, e cila jo vetëm që e humbi Gjakovën por nuk ka shancë kurrë të kthehet atje. Me insistimin e ish –kryetares është bërë shkëputja, pra po them është në procesverbali, kërkesa e ish kryetares zonja Kusar- Lila që i ka thirr përfaqësuesit e Shoqatës ‘27 prilli’ dhe [iu ka tregu] që duhet me ia shkëput kontratën që e ka fillu ndërtimin. Dhe ajo që është më shqetësuese pra është që Kompanie qet në gjyq Komunën dhe Komuna detyrohet të paguajë penallti ashtu siç është thënë, mbi apo rreth 100 mijë euro. Dëmet pra që ish kryetarja ia ka shkaktuar komunës, buxhetit të varfër të komunës së Gjakovës. Ky për mua është një shqetësim shumë i madh, edhe një euro e vetme keqpërdorimi në Mehe është më shumë se masakër, është më shumë se dhimbje që po përsëritet tek familjarët, që ende kanë persona të pagjetur. Kjo vërtetë duhet me u hetu, ka qe në ish kryetarja”, ka thënë deputetja e AAK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare