LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Miratohet Projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Një ditë pasi u njoftua publikisht ajo që u quajte marrëveshje mes aktorëve dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Qeveria e Shqipërisë ka nxituar për të çuar deri në fund projektin “për një Teatër të ri Kombëtar”.

Kështu, në mbledhjen e djeshme kaloi projektligji për “Përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar’”.

Në vendim theksohet se projektligji i ri “pasqyron thellësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme evropiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qartë të dy përfaqësuesve të artistëve në procesin e negocimit”. /Telegrafi/