LAJMI I FUNDIT:

LSDM: BE i ka njohur rezultatet, vetëm Mickoski nuk është gëzuar në suksesin e Maqedonisë

LSDM: BE i ka njohur rezultatet, vetëm Mickoski nuk është gëzuar në suksesin e Maqedonisë

Bashkimi Evropian njohu, mirëpriti dhe shpërbleu progresin e vitit të kaluar. Konkluzionet e Këshillit të BE-së theksojnë qartë se “Këshilli pajtohet t’i përgjigjet pozitivisht progresit në fjalë” të Maqedonisë dhe hap rrugën për “hapjen e negociatave të pranimit në qershor të vitit 2019”. Gjithçka është e qartë. Vendimi është marr: Dyert për Maqedoninë për anëtarësim në BE janë të hapura, vendi po fillon negociatat për anëtarësimin e plotë në vitin 2019! Maqedonia tani njihet si vend i ndryshimeve pozitive, me një proces dinamik reformash dhe një dialogu social. Një shtet që, me një vullnet të fortë politik me qëllim të mirë, zgjidh mosmarrëveshjet me fqinjët dhe një shtet të qytetarëve që kanë një vizion të shprehur qartë për një të ardhme evropiane, thuhet reagimi i LSDM-së, pas konferencës së shtypit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski: Nuk do të marrim pjesë në seancat ku do të diskutohet “marrëveshja kapitulluese” e Zaevit
Lexo po ashtu Mickoski: Nuk do të marrim pjesë në seancat ku do të diskutohet “marrëveshja kapitulluese” e Zaevit

“Është e pakrahasueshme me konkluzionet në kohën e OBRM-PDUKM-së të cilët flisnin për një “shtet të kapur”. Maqedonia për vetëm një vit arriti të bënte një kërcim kuantik. Nga “shteti i kapur” së bashku arritëm të rikthehemi në rrugën e duhur, në rrugën euroatlantike të së ardhmes. Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk kanë guxim për të mirëpritur progresin dhe suksesin e Maqedonisë që është arritur bashkërisht me qytetarët. Është zgjedhja e tyre. Por, duhet të kujtojnë një nga konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së që flet për “Reforma gjyqësore dhe hetimet pro aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë një nivel të lartë”. Drejtësia në Maqedoni duhet të pastrohet me trashëgiminë e 11 viteve të sundimit kriminal të OBRM-PDUKM-së dhe me funksionimin e Gjorge Ivanov, njeriu i cili u përpoq për të justifikuar dhe ende pengon të ardhmen e vendit. Mickoski dhe të gjithë ata që kanë harxhuar 11 vjet të jetës së qytetarëve dhe një dekadë kanë mbajtur Maqedoninë në një vend për pasurime personal, kriminale, atyre duhet të jetë e qartë se Maqedonia po ecën përpara dhe kthim mbrapa nuk do të ketë”, thuhet në reagimin e LDSM-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori