LAJMI I FUNDIT:

1.4 milion turistë në pesë muaj në Shqipëri

1.4 milion turistë në pesë muaj në Shqipëri

Sipas INSTAT në 5 muajt e parë të vitit kanë shënuar një numër rekord të turistëve të huaj që kanë ardhur për të vizituar Shqipërinë, efekt ky i marketingut që i është bërë vendit, por edhe kontratave të lidhura nga bizneset.

Duke ju referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave INSTAT numri i turistëve arriti në 1.4 milion, duke shënuar një rritje me 7.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Në vend të parë vijojnë të jenë shtetasit nga Kosova me 443 mijë veta. Por kjo shifër gjatë muajit maj rezultoi me rënie, për shkak të Muajit të Ramazanit.
Në bazë të të dhënave nga INSTAT, rritje të ndjeshme këto 5 muaj kanë shënuar gjermanët, me 34 mijë turistë, me një rritje prej 25%. Por jo më pak janë edhe polakët, të cilët kanë një rritje me 34 %. Prej tre vitesh polakët kanë zbuluar bregdetin e Durrësit dhe sipas të dhënave, thuajse të gjitha hotelet e mëdha janë rezervuar prej tyre, gjatë dimrit.

Por ajo çka të bie në sy nga të dhënat e INSTAT janë edhe daljet e shqiptarëve jashtë vendit, të cilët rezultojnë të pakursyer kur behët fjalë për udhëtime.

Numri i tyre në 5 muaj ka arritur ne 1.9 milion me një rritje prej 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për bizneset vendase, si ata që sjellin turistë të huaj edhe ata që nxjerrin shqiptar jashtë vendit, ky sezonin turistik pritet të shënojë një rekord të ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori