LAJMI I FUNDIT:

Arratisen tre shqiptarë në Greqi të arrestuar për vjedhje

Arratisen tre shqiptarë në Greqi të arrestuar për vjedhje

Tri shtetas shqiptarë të dënuar për vjedhje dhe hyrje me forcë në shtëpi, të arrestuar më 13 qershor, janë arratisur nga qelitë e Departamentit të Policisë së Argyroupolit.

Ata mundën të sharronin me fletë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit rreth orës 6:30 të mëngjesit të kësaj të marte, për t’u hedhur më pas nga një lartësi prej 10 metrash.


Shqiptarët u pikasën nga oficerët e policisë, që u përpoqën t’i ndalnin pa sukses, pasi ata arritën të kapërcenin gardhin dhe të largoheshin prej andej. Ata janë identifikuar si Marjus Dedolli, i datëlindjes 1987; Gertian Vrushaj, i datëlindjes 1994; si dhe një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk jepet pasi është i mitur.

Ata ishin arrestuar 6 ditë më parë si anëtarë të një bande përgjegjëse për mbi 70 raste vjedhjeje në Qarkun e Atikës, me një total prej mbi 400 mijë euro të siguruara nga këto veprime të paligjshme.

Shefi i Unionit të Oficerëve të Policisë, në Atikën Juglindore, Giorgios Kalliakmanis theksoi se “prej kohësh, shoqata e tyre kishte vënë në dukje papërshtatshmërinë e godinës që strehonte Departamentin e Sigurisë dhe kishin denoncuar problemet e Drejtorisë së Policisë së Atikës Juglindore”. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori