LAJMI I FUNDIT:

Osmani: BDI plotësisht përkrah pozicionet e Qeverisë për çështjen e emrit

Osmani: BDI plotësisht përkrah pozicionet e Qeverisë për çështjen e emrit

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani pas takimit të sotëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe nënkryetarët e partisë deklaroi se ata plotësisht i përkrahin pozicionet dhe vendimin e Qeverisë për kontestin e emrit me Greqinë.

Para udhëheqësisë së ngushtë të partisë, Osmani ka bërë rishikim kronologjik të rrjedhës së negociatave me Greqinë.

“Me kërkesë të z.Ahmetit e informova kryesinë e partisë për progresin e arritur në negociatat me Greqinë për çështjen e emrit. Biseduam për pozicionet tona dhe sfidat që ekzistojnë. Pas fjalimit tim, udhëheqësia e ngushtë e partisë mori vendim që plotësisht të përrahë pozicionet dhe vendimin e Qvereisë për mbylljen e kësaj çështje”, u shpreh Osmani.