LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë trafiku në fshatin Llugaxhi, dy persona të vdekur (Foto/Video)

Aksident i rëndë trafiku në fshatin Llugaxhi, dy persona të vdekur (Foto/Video)

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për Telegrafin se të hënën rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Prishtinë –Ferizaj, respektivisht në fshatin “Lugagji”, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Nga ky aksident sipas këtij njoftimi thuhet se kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një është i lënduar rëndë.


“Në aksident kanë qenë të përfshira një autobus dhe tri vetura. Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe ka nisur një hetim të detajuar lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri tek ky aksident tragjik”, thuhet në fund të kësaj komunikate. /Telegrafi/