LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj i reagon Janjiçit: Zhvillimi i komunës është interes i Manastirit

Selmanaj i reagon Janjiçit: Zhvillimi i komunës është interes i Manastirit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj përpjekjeve të igumenit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiçi për të bllokuar punimet në rrugën Deçan – Plavë.

“I ftoj përfaqësuesit e Manastirit që të bashkëpunojnë me Komunën dhe t’i shtyjnë përpara projektet që janë edhe në interes të vetë Manastirit!” ka vlerësuar Selmanaj.


Postimi i Selmanajt në Facebook:

Qytetarë të nderuar!

Sot paska reaguar prap Sava Janjiçi lidhur me rrugën Deçan- Plavë! Nuk mendoj se bllokimi i zhvillimit të Komunës është interes i Manastirit, përkundrazi! I ftoj përfaqësuesit e Manastirit që të bashkëpunojnë me Komunën dhe t’i shtyjnë përpara projektet që janë edhe në interes të vetë Manastirit!

Rruga tranzit e bllokuar në vitin 2007, u zhbllokua në takimin e thirrur nga ambasador francez sipas kërkesës sime! Atëhere kisha marr premtimin e qeverisë por projekti vazhdonte të mbetej i bllokuar prandaj në ambasadën franceze ishte mbajt takimi me temen; ndertimi i rrugës Deçan-Plavë!

Në takim ishin, kryeministri Hashim Thaqi, Samuel Zhbogar, ambasadori amerikan kristofer Dell, Sava Janjiq, Rasim Selmanaj i shoqeruar nga drejtorët ,Ramë Melaj dhe Agron Demukaj! 

Nga ky takim u zhbllokua ky projekt dhe para 4 viteve kishte filluar ndertimi i kësaj rruge ku u asfaltuan dy km e dy të tjera u hapen, por nuk u perkrah nga qeveria Mustafa ! Tani kur ky projekt e ka përkrahjen e qeverisë Haradinaj, pengesat janë të papranueshme dhe jo të shendetshme per Manastirin!

Deshiroj t’ia rikujtoj z. Sava qe ne kishim një memorandum per asfaltimin e rruges egzistuese në gjatësi 2.4 km në zonën e mbrojtur, prandaj vazhdimi i asfaltimit të rrugës egzistuese është parasegjithash në të mirë të Manastirit! Komuna dhe kryetari Ramosaj kan te drejtë!

Nga dy rrugë të “ndaluara” kishim dy rrugë që u nisen prandaj ato duhet të vazhdojnë sepse ligji mbi zonen e mbrojtur nuk e ndalon kur egziston vullneti!

Kisha serbe tenton t’i ndal punimet në rrugën Deçan – Plavë (Video)
Lexo po ashtu Kisha serbe tenton t’i ndal punimet në rrugën Deçan – Plavë (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori