LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Mësimdhënësve nuk u janë paguar pagat jubilare

Nagavci: Mësimdhënësve nuk u janë paguar pagat jubilare

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka thënë sot se mësimdhënësve të Kosovës nuk janë duke iu realizuar të drejtat e tyre, ashtu siç është paraparë me Kontratën Kolektive të nënshkruar nga ish-ministri i Arsimit dhe kryetari i SBASHK-ut.

Me këtë rast ajo ka përmendur nenin 35 pika 8 të kësaj kontrate, e cila parasheh pagesën  e pagave jubilare dhe tri pagat përcjellëse për mësimdhënësit e pensionuar.


“Komunat duhet ta realizojnë këtë të drejtë të mësimdhënësit. Ne kemi nisur një letër për të gjithë kryetarët e komunave ku kërkojmë që t’u njihet kjo e drejtë mësimdhënësve. Të mos shpenzohet energjia e mësimdhënësve ne realizimin e të drejtave të tyre. Iu bëjmë thirrje kryetarëve të komunave që janë të obliguar ta realizojnë këtë drejtë”, tha Nagavci.