LAJMI I FUNDIT:

Ukraina kërcënon të rrëzojë urën e Putinit

Ukraina kërcënon të rrëzojë urën e Putinit

Deputeti ukrainas Igor Mosijchuk kërcënoi sot se do të shkatërrojnë urën e Krimesë mbi urën e lumit Kerky, pak ditë pas përurimit të saj nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.

Krimeja është pjesë ukrainase, e cila është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ndërsa ura e përuruar është më e madhja në Evropë prej 19 kilometrash.


Gjatë përurimit të saj, presidenti Putin tha se kishte arritur të bëjë atë që nuk kishte mundur as cari i Rusisë.

Por, pak ditë pas kësaj vjen kërcënimi nga Kievi zyrtar i cili urën e ngritur e konsideron si “infrastrukturë armiqësore”.

“Ura Kerky është një infrastrukturë armiqësore. Pse është armiqësore? Pasi ajo lidh territorin e pushtuar me tokën e agresorit. Çdo vend normal në botë që është në luftë për territorin e saj, njerëzit e saj, natyrisht, përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën e armikut – urën, stacionin hekurudhor, aeroportin,” tha Mosijchuk.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai do të merrte pjesë personalisht në rrëzimin e urës, deputeti ukrainas u përgjigj se ai me siguri do ta kishte bërë këtë sikur të ishte ministër i mbrojtjes.

Ndryshe, pjesa më e madhe e banorëve të Krimesë, 96.77 për qind, ka votuar për bashkimin me Rusinë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori