Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot në Baku të Azerbajxhanit se Kisha Ortodokse Serbe (SPC) nuk ka nevojë të merr vendime të rëndësishme politike në vend, por ka të drejtë të paraqesë qëndrimin e saj.
“Nuk mendoj se vendimet kryesore politike duhet të merren nga Kisha, por natyrisht se ka të drejtë për të shprehur pikëpamjet e veta, unë nuk kam asnjë problem me këtë”, u tha Vuçiq gazetarëve gjatë një vizite në Azerbajxhan.
I pyetur për të komentuar shkrimin e gazetës ‘Blic’ se shteti fajëson Kishën Serbe për Kosovën, Vuçiq tha se “Kishës nuk ia mohon të drejtën për të shprehur opinionin e saj, por ai nuk duhet të bie dakord me çdo deklaratë të përfaqësuesve të Kishës”, raporton “Beta”.
“Unë nuk e fajësoj Kishën. Por, ko nuk do të thotë se unë gjithmonë duhet të pajtohem me deklaratat cilitdo përfaqësues të Kishës. Ne jemi një shtet laik, shumë i respektoj, unë nuk jam ndonjë besimtar i madh, por jam besimtar”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Kisha Ortodokse Serbe më 10 maj shpalli mesazhin e fundit të Kuvendit të Shenjtë të Peshkopëve, ku thuhet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë qendrore”, dhe e cila u bën thirrje zyrtarëve serbë “që asnjëherë nuk duhet të japin pëlqimin për tjetërsimin e Kosovës dhe Metohisë”.
Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate më 11 maj, duke thënë se e respekton pozicionin e Kishës, por se nuk e sheh se çfarë zgjidhje ajo ofron, duke shtuar se konflikti i ngrirë me Kosovën nuk është zgjidhje dhe se është e nevojshme për të arritur një kompromis.
“Respektoj gjithçka, por nuk e pashë se cila është zgjidhja. Të jemi kundër çdo gjëje dhe të presin për kohë më të mira, kur ne të jemi pesë ose tre milionë, apo kur të tjerët të na pënë prapa edhe për pesëdhjetë vjet?”, kishte pyetur Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'