LAJMI I FUNDIT:

Juventusi refuzon më shumë se 40 milionë euro për Caldaran

Juventusi refuzon më shumë se 40 milionë euro për Caldaran
Mattia Caldara (Getty Images)

Gjiganti italian, Juventusi ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germain për talentin italian, Mattia Caldara.

Juventusi thuhet se ka refuzuar një ofertë më të madhe se 40 milionë euro nga PSG për mbrojtësin e talentuar italian.


Sipas mediumit italian Calciomercato.com, bordi i Juventus do të bllokojë çdo afrim të mëtejshëm për Caldara pasi ata shohin qendërmbrojtësin 24-vjeçar si ideal për projektin e ri të Bianconerëve.

Caldara: Po punoj shumë që të jem gati për Juventusin
Lexo po ashtu Caldara: Po punoj shumë që të jem gati për Juventusin

Ish-reprezentuesi i Italisë nën 21 vjeç u transferua te Zonja e Vjetër në janar të vitit 2017, por do të bashkohet me ta vetëm këtë verë.

Caldara llogaritet si njëri nga mbrojtësit më perspektiv në Itali (Getty Images)

Kjo pasi drejtuesit e klubit nga Torino vendosën që ta huazojnë atë përsëri te Atalanta për 18 muajt e fundit.

Faqja e internetit pret që PSG të nënshkruajë me një mbrojtës për sezonin e ardhshëm, por përsërit se Caldara do të jetë një pjesë e rëndësishme e Juves, të cilët janë plotësisht të bindur nga cilësitë e tij.

Italia e së ardhmes: Nga Donnarumma deri te Chiesa (Foto)
Lexo po ashtu Italia e së ardhmes: Nga Donnarumma deri te Chiesa (Foto)

Ndryshe, Caldara shihet si një zëvendësues ideal i dyshes, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli, të cilët janë në prag të pensionimit.

Caldara shihet gjithashtu edhe si një pikë e rëndësishme e Kombëtares së Italisë në të ardhmen. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Ndërkombëtare
Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

La Liga
Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Serie A
Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori