LAJMI I FUNDIT:

Italia e së ardhmes: Nga Donnarumma deri te Chiesa (Foto)

Italia e së ardhmes: Nga Donnarumma deri te Chiesa (Foto)
FLORENCE, ITALY - MARCH 22: Gianluigi Donnarumma (R) and Gianluigi Buffon of Italy in action during the training session at the club's training ground at Coverciano on March 22, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Për Gianluigi Buffon ishte e pamundur t’i ngrinte dorën lart, siç bënte Christian Abbiati një vit më parë te Milani, sepse situata aktuale nuk ishte e përshtatshme.

Por, përqafimi i Gigit ndaj Gigio Donnarummas ngjan shumë me atë të Christianit ndaj portierit të Milanit.

GettyImages

Një krahasim ky që thuajse përbën një provë, duke qenë se ka ndodhur në të njëjtin impiant San Siro, për të përcaktuar fatin e Donnarummës. Nëse majin e vitit të kaluar, Abbiati i dorëzoi dorezat e portës së Milanit, dy net më parë Buffon i dorëzonte atë të Italisë.

“Po lë pas një grup të rinjsh shumë të fortë që do të bëjnë botën të flasë për ta, përfshi këtu Donnarummën dhe Perinin, që nuk do të lejojnë të ndihet mungesa ime”, ishin fjalët e portierit juventin teksa jepte lamtumirën nga kombëtarja axurre.

Donnarumma gjendet jo edhe aq papritur përballë detyrës për të rishkruar historinë. Në fakt, ecuria e kësaj historie duhej të ishte zhvilluar shumë më ndryshe, por në futboll asgjë nuk është e sigurtë.

Gigio dukej se e kishte të parakohshëm Botërorin e Rusisë, edhe pse rritja e tij është e përmasave kolosale. Megjithatë, pas hijes së Buffon mund të siguronte një eksperiencë të jashtëzakonshme për moshën e tij, por edhe për të mësuar të marrë përgjegjësi shumë të mëdha për vitet mbi shpinë.

Formacioni i mundshëm i Italisë të së ardhmes nga ‘FourFourTwo’

Por nuk ndodhi kështu. Rusia do të mbetet ende shumë larg, plot 6.000 km, ndërsa Gigio duhet të vijojë me pushimet e gjata verore, pa një Botëror, por me një të ardhme thuajse të garantuar si titullar i Italisë, transmeton TopChannel.

Në dy vitet e fundit, nga tetori i vitit 2015 kur debutonte me Milanin, jeta e tij sportive është zhvilluar me një shpejtësi të skëterrshme dhe nuk po njeh të ndalur. Kjo sigurisht e ka bërë të rritet më shpejt, e mbi të gjitha do t’i shërbejë atij tashmë që ka marrë “dorezat” në dorëzim nga idhulli i tij Buffon.

Dje, as ai dhe as Bonucci nuk morën pjesë në stërvitjen e zhvilluar në Milanello, kjo për shkak se kishte ende shumë keqardhje të mbetur nga një natë më parë që i ndryshoi atyre të dyve të ardhmen. Të shtunën në mbrëmje ata do të zbresin sërish në fushë për të luajtur ndaj Napolit.

Përqafimi lamtumirës i Buffonit për Gianluigi Donnarumman (Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori