LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lluka po merr pjesë në samitin e BE-së për investime në Sofje

Ministri Lluka po merr pjesë në samitin e BE-së për investime në Sofje

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka po merr pjesë në forumin e parë me temë “Perspektiva e Investimeve: Ballkani Perëndimor”, si pjesë e takimeve të Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

“Kosova, duke qenë në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka luajtur rol kryesor në lidhjen në mes vendeve. Investimet në infrastrukturë rrugore, hekurudhore dhe tash në telekomunikacion që Kosova ka realizuar dhe është duke realizuar, e bëjnë rajonin më të ndërlidhur dhe më atraktiv për investime të huaja”, ka thënë Lluka, përcjell Telegrafi.


Gjithashtu, Lluka para shumë bizneseve të huaja që ishin prezent, ka prezantuar mundësitë që Kosova ofron në sektorë të ndryshëm, me fokus në energji, miniera dhe teknologji informative.

Kreu i MZHE-së ka vlerësuar se integrimi i një tregu të përbashkët energjetik mbetet sfida kryesore në vend.

Samiti i Sofjes mbledh krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga regjioni i Ballkani Perëndimor.

Temë qendrore e samitit do të jetë ‘Konektiviteti’ nga aspekti i transportit, energjisë, infrastrukturës dixhitale dhe edukimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori