LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Më mungojnë Messi dhe Suarezi

Neymar: Më mungojnë Messi dhe Suarezi
Messi, Suarez, Neymar (Getty Images)

Sulmuesi brazilian, Neymar ka folur për miqësinë e tij të madhe me dy ish-bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Neymar u largua nga Barcelona gjatë verës së kaluar tek Paris Saint-Germain për shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh, por ka thënë se i mungojnë sulmuesit e gjigantit katalunas.

“Miqësia që kishim ishte diçka shumë e bukur”, i ka thënë fillimisht Neymar Zicos gjatë një interviste të transmetuar në YouTube.

Speciale - Muri që Neymar e ka vështirë ta kapërcejë për të shkuar te Reali
Lexo po ashtu Speciale - Muri që Neymar e ka vështirë ta kapërcejë për të shkuar te Reali

“Ajo që më mungon nga Barcelona dhe për Barcelonën janë këta dy [Messi dhe Suarez], për shkak të gëzimit që kishim në baza ditore”.

MSN kanë fituar shumë trofe së bashku (Getty Images)

Neymar tregoi edhe për raporte tjera mes treshes së sulmit, duke treguar disa raste kur ai dhe Messi driblonin kundërshtarët, ndërsa Suarez përpiqej ta bënte të njëjtën.

“Në një ndeshje unë driblova disa lojtarë dhe më pas pasova. Pastaj Messi driblonte disa lojtarë në një tjetër ndeshje dhe Suarezi u përpoq të bëjë të njëjtin driblim dhe pastaj një pasim me thembër”.

Babai dhe agjenti po punojnë së bashku për transferimin e Neymarit te Real Madridi
Lexo po ashtu Babai dhe agjenti po punojnë së bashku për transferimin e Neymarit te Real Madridi

“Filluam të qeshnim me të. Ne ishim aq intim mes vete saqë mund të qeshnim me njëri-tjetrin kur nuk mund të bënim gjëra”.

“Pastaj Suarez arrin në dhomën e zhveshjes dhe thotë: ‘Epo, iu pashë juve duke dribluar dhe unë u përpoqa të bëjë të njëjtën!'”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Bundesliga
Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Ligat tjera
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Liga e Kampionëve
Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori