LAJMI I FUNDIT:

Speciale – Muri që Neymar e ka vështirë ta kapërcejë për të shkuar te Reali

Speciale – Muri që Neymar e ka vështirë ta kapërcejë për të shkuar te Reali

Muri që Neymar duhet ta kapërcejë për të shkuar te Reali duket tejet i lartë dhe me gjemba. Për shumë kë i pakalueshëm, e madje edhe për Realin, që dikur mjaftoi që me një gisht të Perezit t’i transferonte më të mirët.

Në mënyrë që ta transferojë Neymarin nga Paris Saint-Germain, Real Madridi do të duhet që të bindë Tamim bin Hamad Al Thanin, emirin e Katarit.


Ky operacion do të duhet të ketë aprovimin nga maja absolute e hierarkisë së PSG-së, e që shkon përtej presidentit të klubit, Nasser Al – Khelaifi.

Katari dëshiron ta shfrytëzojë sportin në mënyrë që të projektojë një imazh të ri për vendin para botës dhe përkrah Botërorit të vitit 2022, Neymar është diamanti kryesor në kurorën e tyre, kështu që parashikohet që vështirë ata të hekin dorë prej tij.

Në të majtë, Tamim bin Hamad Al Thanin, Emiri i Katarit, në takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Foto nga mediumi i pronarit të PSG-së, Al Jazeera!

Edhe pse ata e kanë ditur se Neymar nuk do të qëndronte në Paris për shumë vite, tash do të ishte tepër shpejt që ai të largohej, pas vetëm një sezoni të kaluar.

Emiri ka marrëdhënie të shkëlqyera në Evropë dhe në Francë, e lejimi i largimit të brazilianit nga kryeqyteti francez do të mund të ishte sikurse një skandal diplomatik për të, ashtu edhe një goditje sportive.

Speciale - PSG i bindur për largimin e Neymar, në Madrid llogarisin në transferimin e tij
Lexo po ashtu Speciale - PSG i bindur për largimin e Neymar, në Madrid llogarisin në transferimin e tij

Në aspektin financiar, nuk ka nevojë që Neymar të shitet duke parë që pronarët e klubit kanë jë pasuri që vlerësohet prej afro dy miliardë dollarësh.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al – Khelaifi

Në fakt, Tamim bin Hamad Al Thani, i cili është shumë i njohur në Spanjë, madje ka edhe jahtin e tij në Mallorca në vlerë prej 200 milionë eurosh, jo larg prej 222 milionë eurove që Barcelona pranoi për shërbimet e pikërisht Neymarit.

Për këtë arsye, ata që janë afër PSG-së i shohin spekulimet e një çmimi 260 milionë eurosh për brazilianin që do të paguhej nga reali jo vetëm qesharake, por edhe të pabesueshme, sidomos nëse konsiderohet se Marco Verratti, Angel Di Maria dhe Edinson Cavani, nuk kanë arritur që të nxisin largimet e tyre në të kaluarën.

Nëse ata nuk ishin në gjendje të bindin Tamim bin Hamad Al Thanin që t’i lë ata të largohen, është sigurisht edhe me më pak gjasa që kjo të ndodhë me Neymarin duke parë se lojtar i çfarë niveli është.

Negociatat do të jenë të vështira…

Emiri thuhet se është një negociator i shkathtë dhe një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, një gjë që ai e ka trashëguar nga nëna e tij, e cila ishte shtytësja kryesore prapa edukimit të tij.

Mbi të gjitha, ai kupton botën e biznesit dhe ka në pronësi një numër organizatash, përfshirë Al Jazeera TV dhe BeIN Sports.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, Real Madridi është në dijeni se kjo është një situatë krejt tjetër nga ndjekja e mëparshme e lojtarëve galaktikë.

Drejtorët në Santiago Bernabeu e dinë se kjo mund të reflektojë keq në Nasser Al – Khelaifin nëse ata arrijnë që të “vjedhin” Neymarin nga klubi parizien, kështu që ata presin që negociatat të jenë të vështira. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori