Punëtorët e huaj po thirren për të zgjedhur dhe paketuar fruta kombëtare të Zelandës së Re, pasi një mungesë akute e punëtorëve ka detyruar qeverinë të lehtësojë kushtet në vizat e festave në një ofertë të fundit për të vjelur miliona fruta kivi.
Prodhuesit e frutave të kivit në “Bay of Plenty” u gjenden në kulmin e sezonit të korrjeve dhe nuk ishin në gjendje të mbushnin qindra vende të lira, duke bërë që qeveria të shpallë një mungesë zyrtare të punës sezonale në rajon, për herë të parë në një dekadë.
Kjo, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, do t’i lejonte vizitorët e të “plotësonin” më lehtë kushtet e vizave të tyre në mënyrë që të punonin në pemishte dhe në paketime.
“Gjëja e fundit që duam janë frutat e kalbura në pemë ose në tokë”, ka thënë kryeministrja Jacinda Ardern.
Puna e mbledhjes së frutave kivi është fizikisht kërkuese dhe ofron pagën minimale (rreth 17 dollarë të Zelandës së re në orë) dhe kërkon që punëtorët të zhvendosen përkohësisht, kushte që nuk vlerësohen shumë të favorshme për banorët lokalë.
“Ne po bëjmë diskutime të vazhdueshme me udhëheqësit në sektor se si ta bëjmë industrinë më tërheqëse për punëtorët, duke përmirësuar praktikat e punësimit”, tha komisioneri rajonal Mike Bryant.
Sipas mediave, kërkesa për fruta kivi është rritur në mbarë botën – veçanërisht nga Kina – me 19% më shumë të frutave të prodhuara këtë vit.
Po sipas mediave, ka 6,000 njerëz të papunë në rajonin e “Bay of Plenty”, dhe 1.200 punëtorë nevojiten menjëherë në pemët frutore të kivi.
Dhe ky numër, sipas parashikimeve pritet të rritet në vitet në vazhdim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore