Një rrahje e ndodhur në Skenderaj rreth orës 12:00 ka përfunduar me lëndimin e një personi në kokë, ku për pasojë viktima ka marrë trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës, i shoqëruar nga Policia e Kosovës.
Si pasojë e lëndimeve veterani dhe invalidi i UÇK-së, H. Dërguti nga fshati Rezallë, nuk ka mundur ta marrë trajtimin e duhur mjekësor në Skenderaj, por është sjellë në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës në mbrojtjen e policisë.
Doktoresha kujdestare e ka konfirmuar se një person po trajtohet si pasojë e lëndimeve në kokë. “Unë e pyeta viktimën çka ka ndodh, por ai nuk po tregon. Nëse ai është një herë jo komunikativ, unë jam dy herë”, ka deklaruar doktoresha e nervozuar, çuditërisht pa dashur ta tregoj emrin e saj.
Por rastin për Veriu.info në detaje e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Hamëz Berisha, i cili ka treguar se viktima H. Dërguti ka pësuar lëndime pas kokës.
“Si pasojë e rrahjes viktima ka pësuar lëndime pas kokës, ndërsa atij i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, duke ia bërë edhe një rentgen. I lënduari pas stabilizimit të gjendjes është liruar para pak çastesh”, ka thënë doktor Hamëz Berisha.
Mësohet se H. Dërguti është rrahur nga disa persona të afërt me Sami Lushtakun, për shkak të përplasjeve për zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Skenderaj.
“Deri te rrahja ka ardhur për shkak të fjalosjes së H. Dërgutit me Sami Lushtakun në hapësirën mes “Zippo” barit dhe TEB bankës në sheshin e Skenderajt. Fillimisht Sami Lushtaku është fjalosur me H. Dërgutin, ndërsa kur ai ka ecur është goditur me një mjet të fortë nga prapa”, ka bërë të ditur burimi i Veriu.info që e ka parë ngjarjen.
Dërguti vazhdimisht ka pasur qëndrim përkrahës për Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun.
Mësohet se deri të konflikti ka ardhur pasi që H. Dërguti e ka mposhtur grupin e Mërgim Lushtakut në zgjedhjet e rinisë së PDK-së në fshatin Rezallë të Skenderajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City