Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sot 18 vjetorin e themelimit të saj. Rreth kësaj çështje është diskutuar në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ku zyrtarë të këtij subjekti kanë vlerësuar se AAK vazhdon të jetë parti e qëndrueshme.
Besnik Tahiri nga AAK ka folur për kohën e VLAN-it dhe prishjen e këtij koalicioni, duke treguar se në atë kohë AAK-ja ka pasur ofertë nga PDK-ja që t’i bashkohet në qeverisje.
“Unë kam qenë kundër listës përbashkët, dhe kam qenë ndër njerëzit që nuk kam besuar që Ramush Haradinaj ka me u bë kryeministër dhe është bë. Ka pas tendencë të vazhdueshme nga Haga, Serbia, VLAN-i dhe VV për ta penguar që Haradinajt të bëhet kryeministër. Në kohën e VLAN-it kemi pas ofertë me shku me PDK-në në ditën kur është bërë VLAN-i”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se me kalimin e demarkacionit, Qeveria Haradinaj ka zhbllokuar vendin. Tahiri po ashku ka thënë se AAK-ja ka qenë ajo që ka përgatitur kornizën ligjore për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Telegrafi.
Në anën tjetër analisti Arton Demahasaj ka thënë se nëse e analizojmë kontekstin prej kohës kur është themeluar AAK deri sot, ka një shtrirje pozitive në komuna.
“AAK nuk ka qenë një parti e madhe që ka pësuar qarje edhe ndarje, por ka qenë një parti që nuk ka pasur përçarje brenda saj, por ka pasur disa figura që kanë dalë si shenj pakënaqësie, pra nuk ka pasur dalje në mënyrë kolektive. Partia nuk duhet të mbështetet vetëm tek lidershipi në mënyrë që në mungesë të liderit proceset ti shtyjë përpara dikush tjetër”, u shpreh Dehmasaj.
Kurse deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se AAK-ja ka qenë një kohë “trampolinë” që i ka dhënë shumë aspektit politik, duke thënë se shumë figura të njohura që sot janë në parti të ndryshme fillimisht kanë qenë pjesë e AAK-së.
“Fatmire Kollqaku, Glauk Konjufca, Dardan Sejdiu, Arban Abrashi e shumë të tjerë kanë qenë fillimisht pjesë e AAK-së”, ka thënë Nitaj.
Ai ka përmendur edhe çështjen e demarkacionit duke thënë se kufiri do të ndryshojë dhe po ashtu edhe marrëveshja në mes presidentit Thaçi dhe presidentit Vujanoviq.
“Nuk do të jetë një proces i lehtë. Procesi do të jetë i vështirë, por unë besoj që do të ketë ndryshime në vijën kufitare”, u shpreh Nitaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025