Qarku më i varfër i vendit është i destinuar të varfërohet edhe më tej pasi statistikat zyrtare tregojnë se ekonomia e tij është futur në një trend rënës.
Sipas të dhënave të INSTAT, ekonomia e qarkut verior në 2016 shënoi rënie me 0.6 për qind, për të tretin vit radhazi. Rënia me fortë ishte në vitin 2014 me rreth 14.5 për qind si pasojë e largimit masiv e popullatës për azil ekonomik kryesisht në Francë e Gjermani, fenomen që vazhdoi edhe për vitin 2015. Dibra, Kukësi dhe Berati janë qarqe të cilat kanë një balancë të thellë negative të migracionit të brendshëm duke pësuar flukse shumë më të larta dalëse sesa hyrëse të popullsisë.
Qarku Kukës ka peshën më të ulët të numrit të njësive lokale në vend me vetëm 1.5 për qind.
Ky qark ka numrin më të ulët të të punësuarve në vend me 1.4 për qind, megjithëse gjatë vitit 2016 ky tregues shënoi përqindjen më të lartë të rritjes së punësimit me 26 për qind, krahasuar me vitin 2015.
Të ardhurat për frymë në qarkun e Kukësit janë 35.7 për qind më të ulëta se mesatarja e vendit me vetëm 319 mijë lekë për frymë.
Për shkak të varfërisë së lartë mosha mesatare vdekjeve në këtë qark është lartë, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70.7 vjeç.
Familjet në qarkun e Kukësit harxhojnë më pak në bare me vetëm 0.6 për qind të totalit të shpenzimeve, gjithashtu ato kanë shpenzimet më të ulëta për veshje ne rang vendi me vetëm 2.3 për qind të totalit.
Bujqësia në qarkun e Kukësit zë 41 për qind të ekonomisë, por rajoni ka prodhimin më të ulët të perimeve, mishit dhe vezëve në vend.
Varfëria në këtë qark pritet të thellohet edhe më shumë nëse një rinis aplikimi i tarifës së koncesionit në Rrugën e Kombit. Tarifa do të rrisë koston e tregtisë të qarkut me pjesën tjetër vendit dhe do të ndikojë në lëvizjen e lirë të njerëzve, pasi nuk ka një tjetër alternative lëvizje pa pagesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe