LAJMI I FUNDIT:

Turistët mbushin malin shumëngjyrësh që është zbuluar së fundmi, rrezikojnë rëndë ambientin (Foto)

Turistët mbushin malin shumëngjyrësh që është zbuluar së fundmi, rrezikojnë rëndë ambientin (Foto)
In this March 2, 2018 photo, an Andean man rests with his llama on Rainbow Mountain in Pitumarca, Peru. Tourists gasp for breath as they climb for two hours to the 16,404-foot (5,000-meter) peak in the Peruvian Andes, but stunned by the magical beauty that unfurls before them. (AP Photo/Martin Mejia)

Marrin frymë thellë, pasi kanë ecur për dy orë nëpër Alpet e Perusë, që janë pesë mijë metra mbi nivelin e detit. Megjithatë, turistët ndjehen mirë, kur kanë përpara këtë bukuri përrallore.

Shiritat e kuqërremtë, gjelbër, livandë dhe ngjyrë ari, e mbulojnë atë që ka marrë emrin si Mali Ylber, sendimentet shumëngjyrëshe që janë krijuar para miliona vitesh, ndërsa janë shtyrë gjatë përplasjeve të pllakave tektonike, transmeton Telegrafi.

Ky fenomen natyror, është zbuluar vetëm para pesë vitesh, duke i dhënë statusin e hapësirës që ‘duhet vizituar’ për turistët e shumtë, që me çanta të mëdha shpine e shëtisin Perunë.


“Kur e shikoni në fotografi, do të thonë është e bërë me Photoshop – është e vërtetë” ka thënë Lukas Lynen, turist nga Meksika.

Popullariteti i Malit Ylber që vizitohet për çdo ditë nga njëmijë persona, ia ka ndihmuar shumë ekonomikisht zonës së izoluar, ku banorët njihen për kultivimin e alpacave.

Në anën tjetër, ambientalistët konsiderojnë se turistët janë vetëm shkatërrues të zonës, bashkë me kompanitë e minierave, që po kërkojnë ta kthejnë në galeri kërkimi mineralesh.

“Nga ana ekologjike, po vritet rosa që jepe vezë të arta” ka thënë Dina Farfan, biologe peruane që studion botën egër të asaj zone.

Si provë, ajo ka dhënë erozionin e rrugës në 18 muajt e fundit, që është shkaktuar nga lëvizja e vizitorëve, si dhe ligatinat e dikurshme që mbusheshin me rosat shtegtare, ndërsa tani janë kthyer në parkingje me baltë, që mbushen me makina t e turistëve nga Evropa dhe Amerika.

Ka probleme edhe më serioze.

Një kompani minierash me bazë në Kanada, ka kërkuar të drejtat e mihjes në atë regjion, ku përfshihet edhe mali shumëngjyrësh, i pasur me numër enorm mineralesh. Por, kjo kompani nuk i është përgjigjur mediave, kur është pyetur për këtë projekt. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mendoi se po kryen vjedhje pa e parë askush, hajnin në Londër e “tradhtojnë kamerat e Teslas

Mendoi se po kryen vjedhje pa e parë askush, hajnin në Londër e “tradhtojnë kamerat e Teslas

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
Plazhi që duket sikur është mbuluar me gjak, fenomeni i pazakontë në Iran po tërheq vëmendjen e botës

Plazhi që duket sikur është mbuluar me gjak, fenomeni i pazakontë në Iran po tërheq vëmendjen e botës

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Kalo në kategori