LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet një kazino në qendër të Shkupit

Plaçkitet një kazino në qendër të Shkupit

Mbrëmë rreth orës 22:30 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është denoncuar se në rrugën “11 Tetori” është kryer vjedhje në një kazino.

Persona të panjohur (të maskuar), duke kërcënuar me armë zjarri dy të punësuarit në kazino kanë marrë shumë parash në vlerë prej 65 mijë denarëve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit./Telegrafi/