Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, ka treguar për gabimet që bëri Kosova, të cilat i kushtuan me mos anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në një intervistë për Deutesche Welle, Clewing thotë se Kosova bëri shumë gabime. “Përgjegjësia kryesore për mungesën e përgatitjes së një plani për Asociacionin e Komunave dhe për prezantimin e dobët të qëndrimeve te partnerët është e qeverisë”.
Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës(KiE), megjithëse Asambleja Parlamentare e KiE rekomandoi anëtarësimin e Kosovës me 82 për qind. Ku qëndron gabimi?
Konrad Clewing: Kosova bëri shumë gabime. Së pari, u mbështet në faktin se partnerët perëndimorë të Kosovës, duke parë politikën serbe, do të hapnin rrugën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Gabimisht mendoi se tri fuqitë e mëdha të BE-së do të ndihmonin në minutën e fundit.
Së dyti, qeveria e tanishme dhe ato të mëparshme nuk zhvilluan një plan për Asociacionin e Komunave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Të mendosh se kjo çështje do të zgjidhet vetvetiu është naive dhe një gabim i madh politik. Kjo u dha hapësirë aktorëve perëndimorë – nga Lajçak deri te liderët në Berlin, Paris dhe Romë – për të ndërhyrë. Parakushti për të paraqitur planin e Lajçak pa negociata të mëtejshme me dhe në Kosovë në Gjykatën Kushtetuese ishte një ndërhyrje që meriton kritikë. Letra e tre liderëve drejtuar Kurtit më 15 maj ishte gjithashtu shumë e ashpër. Megjithatë: Nëse qeveria do të kishte vepruar më herët, kjo mund të ishte shmangur.
Së treti, veprimet e javës së kaluar nga Ministria e Jashtme erdhën shumë vonë dhe pa shumë përmbajtje. Është e pakuptueshme se si mund të besohej se në minutën e fundit Gjermania, Franca ose Italia dhe gjithë QUINT do të ndryshonin mendjen dhe të pranonin një plan ende të papërfunduar si ai i Fondacionit FES.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi?
Konrad Clewing: Në Kushtetutën e Kosovës thuhet: presidenti udhëheq politikën e jashtme të vendit; qeveria propozon dhe zbaton politikën e jashtme të vendit; kuvendi mbikëqyr politikën e jashtme dhe të sigurisë. Është një shenjë e keqe që presidentja, sipas deklaratës së saj, nuk u konsultua për hapin e rëndësishëm të ministres së Jashtme. Është gjithashtu një shenjë e keqe që shumica qeverisëse në parlament ka pak ekspertizë ndërkombëtare. Por është e qartë: Përgjegjësia kryesore për mungesën e përgatitjes së një plani për Asociacionin e Komunave dhe për prezantimin e dobët të qëndrimeve te partnerët është e qeverisë. Pra, te Ministria e Jashtme dhe kryeministri. Nëse kanë kontribuar këshilltarë të jashtëm, mund të thuhet se nuk bënë një punë të mirë. Por përgjegjësia kryesore për rezultatin e dobët është te qeveria.
Ish i ngarkuari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka falënderuar sidomos Melonin në një postim në X për letrën që krerët e qeverive dërguan Kurtit. Si e komentoni?
Konrad Clewing: Nuk dua të komentoj motivet e z. Grenell. Por pyetja na bën të mendojmë se sa e rrezikshme është për qeveritë evropiane dhe për ato të vendeve të vogla që të mos shqetësohen për turbullirat dhe paparashikueshmërinë që mund të sjellë fitorja e mundshme e Trump-it në vjeshtë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kurti po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Çfarë mund të përfitojë kampi i tij nga ky hap?
Konrad Clewing: Nëse kryeministri Kurti e ndjek me vendosmëri këtë qëllim, ai llogarit se ai dhe partia e tij mund të fitojnë mbështetje nga votuesit për sukseset, veçanërisht në dobësimin e institucioneve serbe në veri të vendit dhe në çështje si valuta në të gjithë vendin. Në planin e brendshëm, qeveria ka pak suksese – në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të përditshme të jetesës, performanca është e dobët. Në politikën e jashtme, ai mund të spekulojë se partnerët perëndimorë do të zbusin kritikat e tyre nëse rizgjidhet dhe mbetet partneri kryesor në Kosovë. Ka gjasa që partnerët perëndimorë të shpresojnë për zgjedhje të reja për të gjetur një partner më të përshtatshëm. Qeveria aktuale ka shkaktuar shumë zemërim te aleatët me qasjen e saj jo diplomatike. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Jo vetëm nga vendasit, Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë