LAJMI I FUNDIT:

Një shqiptar, autor i 11 romaneve në gjuhën suedeze

Një shqiptar, autor i 11 romaneve në gjuhën suedeze

Në kuadër të shënimit të ditës ndërkombëtare të librit, të shtunën, në Pallatin e Literaturës në Gothenburg të Suedisë u mbajt një tubim kulturor, në të cilin u përuruan tetë romane në gjuhën suedeze të krijuesit shqiptar, Hamit Gurguri.

Këtë ngjarje shqiptare e organizuan QKSH “Migjeni” nga Borosi, QKSH “Mbretëresha Teuta” nga Gothenburgu dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Suedisë – dega për rajonin e Lindjes.

Kryetarja e Shoqatës Rajonale të shkrimtarëve, Kristin Bjornadotter, duke folur për krijimtarinë letrare të Hamit Gurgurit, ndër të tjera tha se fal tij në shoqatën e shkrimtarëve suedezë janë anëtarësuar edhe disa krijues tjerë shqiptarë.


Për krijimtarinë e Gurgurit folën shkrimtarë, poetë e krijues tjerë të pranishëm. Ndërsa recensentja e librit “Prins och Sultan” (Princi e Sulltani), Ana Matson, tha: “Hamit Gurguri është shkrimtar me dhunti…”. Sipas saj, Gurguri është edhe një përkthyes i shkëlqyer nga gjuha shqipe në atë suedeze dhe anasjelltas. “Ka arritur që të përkthejë librat e shkrimtarëve suedez: J. Vasenius, A. Strindberg dhe V. Muberg”, u shpreh Matson.

Hamit Gurguri deri me tash ka botuar 35 libra në gjuhën shqipe, 11 në atë suedeze dhe tre të tjerë në gjuhët sllave. /albinfo/