Bizneset kosovare nuk lejohet të marrin pjesë me flamurin e Kosovës në panairet që mbahen në Serbi, ndërsa 70 bizneset e Serbisë në panairin ndërkombëtarë që po mbahet në Prishtinë kanë marrë pjesë me flamurin e Serbisë, e cila është duke e dëmtuar Kosovën çdo vit me qindra miliona.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka pranuar se simbolet janë një prej barrierave për bizneset kosovare që të promovohen në Serbi, por beson se është një problem që do të tejkalohet.
“Është një problem të cilin ne e kemi aktualizuar. Dua të besoj që në panairin e ardhshëm që do të mbahet në Novi Sad duhet të jetë një temë që paraprakisht do të kërkohet që të sqarohet dhe në këtë drejtim duhet të kemi një konstruktivitet, argumentim dhe një gjë e tillë të ketë një formë të reciprocitetit. Në qoftë se një flamur i tillë mund të valojë në Kosovë, pse i njëjti të mos valojë edhe në Serbi. Unë jam më se optimist se nëse vazhdohet në këtë formë të promovimit të vlerave të avancimit të bashkëpunimit ndër rajonal, do të jetë një problem që do t’i takoj të kaluarës”, ka thënë Gërxhaliu.
Në një mënyrë, kryetari Gërxhaliu e ka arsyetuar valëvitjen e flamurit të Serbisë në panair, ngase sipas tij, kjo formë ndodhë çdo ditë në Graçanicë dhe në veri të Mitrovicës. Ai thotë se ka ardhur koha për një sjellje e civilizuar.
“Është e vërtetë që jemi në një situatë ku duhet Kosova të promovojë vlera, në fund të fundit nuk duhet gjithmonë që momentet e pavolitshme t’i shndërrojmë në revanshizëm. Sot e kemi pasur korin diplomatik, sot e kemi pasur një numër rekord të mediave dhe paramendo të kishte qenë një pyetje e tyre se në Kosovë lejohet flamuri i Serbisë dhe në qoftë se shkoni në Graçanicë dhe nëpër komuna të shumta në Kosovë, të mos flasim në veri, a e ka eliminuar këtë flamur dikush. Prandaj, është koha kur duhet të keqen të tentojmë ta dominojmë me të mirën, me sjelle dhe me civilizim”, ka thënë Gërxhaliu.
Ndërsa, zëvendësministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Hyzer Gashi, i cili vjen nga sektori i biznesit ka thënë se institucionet dhe bizneset e Kosovës duhet të jenë këmbëngulës dhe kërkues që të paraqiten në çdo vend, edhe në Serbi me simbole shtetërore për të qenë serioz në punë dhe identitet.
“Unë mendoj se për t’u hequr këto pengesa ne duhet të jemi më kërkues, më dinjitoz që të përfaqësojmë veten ashtu çfarë jemi me të gjitha simbolet tona, me të gjithë potencialin tonë. Duhet patjetër që ne të rezistojmë që t’i mbajmë këto, sepse këto janë çështje të cilat në fakt na takojnë neve, se si jemi ne serioz në punën tonë dhe në identitetin tonë”, ka thënë Gashi.
Zëvendësministri i MF-së ka thënë se janë duke e përmirësuar ambientin e të bërit biznes, politikat fiskale janë duke u reformuar ligjet, të cilat në fakt kanë të bëjnë me lehtësimin e të bërit biznes, sidomos tash e tutje, të gjithë importuesit nuk do të detyrohen që të paguajnë TVSh në kufi, por të paguajnë pasi që ta shesin mallin, siç tha ai, që nënkupton një mundësi për të pasur likuiditet dhe që mos të kenë shtrëngime as financiare./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë