Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, të dyshuar për vjedhje, pas bastisjes në dhjetë lokacione.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor i udhëhequr nga hetues policorë të Stacionit Policor “Veriu” në Prizren i cili kishte për synim arrestimin e personave që vepronin në kundërshtim me ligjin, të cilët, që nga viti 2010 e këndej, dyshohet se merren me vjedhje, kryesisht thyerje të automjeteve, veçanërisht në parkingjet e objekteve tregtare dhe nga automjetet të cilave u thyhej ndonjë xham merreshin çanta e gjësende të ndryshme me vlerë”, thuhet në komunikatë.
Policia thotë se të dyshuarit më pas largoheshin me automjete në të cilat i kishin të vendosura targat po ashtu të vjedhura.
Në kërkim të provave materiale, janë bastisur dhjetë lokacione: Vushtrri, Podujevë, Prishtinë, Drenas dhe Lipjan.
“Në Shalë të Lipjanit janë gjetur dhe sekuestruar një laptop i cili besohet t’i jetë vjedhur një shtetasi gjerman në Prizren. Një pushkë gjahu me 31 fishekë; një veturë “Audi” e zezë me targa KS e cila dyshohet se është përdor në një vjedhje në Prizren. Po ashtu në një vend tjetër, në interes të hetimeve është sekuestruar një veturë “Opel Astra” me targa 01 dhe pikërisht këto targa janë të raportuara si të vjedhura ditë më parë në polici. Janë sekuestruar 25 çanta dore të cilat dyshohet se janë të vjedhura. Disa pajisje e ndër to edhe një çekan special për thyerje të xhamave të automjeteve”, thuhet në komunikatë.
Operacioni ka qenë i sinkronizuar mirë dhe ndihmesë kanë dhënë edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, stacioni Policor i Prizrenit, hetues rajonal. Policët e Stacioneve Policore të Suharekës; Klinës dhe Ferizajt.
Është arritur të kapen tre të dyshuar: E. K ; A. E dhe A. K. Të cilët po mbahen në masën e arrestit policor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Klinikë punonin persona pa kontrata pune, Inspektorati ua ndalon hyrjen në Klinikën e Toksologjisë në Shkup
Stano: Për largimin e masave vendosin shtetet anëtare të BE-së, jo politikanët e Kosovës
Zhvilluan gara në rrugën Gjilan-Kamenicë, policia ua ndalon vozitjen për një vit dy shoferëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit