Sportisti me famë botërore Ilir Latifi do të jetë së shpejti në Tiranë për një turne promovues të MMA.
Kampioni i peshave të rënda në Suedi dhe profesionist që prej vitit 2008 vjen për herë të parë në Shqipëri.
Sporti i MMA ka filluar të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe nëse flitet për disiplina luftarake siç është MMA, patjetër që mes tyre ka edhe emra shqiptarësh. E një prej më të njohurve është Ilir Latifi, i lindur në Malmo të Suedisë, por me orgjinë nga Kosova. Kampioni më famë botërore do të jetë në Tiranë më 27 prill, për të zhvilluar një vizitë zyrtare, për të promovuar më tej sportin e MMA.
Ilir Latifi vjen për herë të parë në Shqipëri dhe gjatë vizitës së tij disa ditore pritet të takohet me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa do të zhvillojë edhe disa stërvitje demonstrative me sportistë dhe të rinj të apasionuar të këtij sporti.
Latifi është një kampion i njohur i peshave të rënda në Suedi dhe si profesionist i këtij sporti që nga viti 2008, ai ka marrë pjesë në turne të rëndësishëm si Shark Fights, Rumble of The Kings, dhe GLORY. Që prej muajit shkurt të këtij viti Ilir Larifi mban vendin e 5 në renditjen e peshave gjysmë të rënda në divizionin UFC.
Ilir Latifi vazhdon traditën e familje së tij, pasi i vëllai i tij Arben Larifi, i njohur ndryshe si “The King” është një prej pionerëve të MMA në Suedi dhe brezi i zi i Jiu-jitsu braziliane.
Ilir Latifi e ka nisur karrierën e tij si mundës, për t’u spostuar më pas me ndikimin e madh edhe të të vëlait drejt MMA. Ai numëron dhjetëra ndeshje në arenën ndërkombëtare dhe shumë tituj të fituar mes të cilave edhe dy tituj kampion i Suedisë në mundje.
Ilir Latifi i lindur nga një familje emigrantësh nga Kosova është rritur në lagjen Rosengard në Malmo, vend në të cilin është rritur edhe shoku i tij i fëmijërisë Zlatan Ibrahimovic. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-ylli i Chelseat ndihmon në shpëtimin e 100 personave nga përmbytjet në Brazil
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'