Analistët politik, Arton Demhasaj si dhe Artan Murati në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini kanë folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, ku Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Evropë që nuk e gëzon këtë të drejtë.
Arton Demhasaj tha se nuk duhet të fajësohet Bashkimi Evropian për mungesë të liberalizimit të vizave, por institucionet vendore.
“Nuk duhet ta fajësojmë Bashkimin Evropian për mungesë të liberalizmit të vizave, por veten tonë, duhet t’i japim zor t’i plotësojmë kushtet që kanë mbetur”, tha Demhasaj.
Sipas tij, është e pakuptimtë që BE si strukturë nuk e njeh Kosovën.
Analisti Demhasaj rikujtoi se janë edhe pesë vende të BE-së që nuk e njohin Kosovën, dhe kjo sipas tij është problematike.
Sipas tij, zvarritja e procesit të liberalizimit të vizave, vendosja e kushteve të vështira për Kosovën ka qenë e qëllimshme në mënyrë që të shtyhet çështja e liberalizimit, transmeton Telegrafi.
Por, analisti Artan Murati tha se Kosovës nuk i janë vënë më shumë kushte për ta shtyrë procesin, por sipas tij, BE vepron sipas asaj “learning by doing”.
Ai tha se këtë praktikë BE është duke e vu në funksion që sa vite, e që kur kanë praktika jo të mira me një shtet, atëherë ato kriteret shtesë i vendosin edhe për shtetet tjera që vijnë në proces, duke e rritur kështu numrin e kushteve.
Por, siç tha Murati, pavarësisht se kushtet e vështira për Kosovën nuk janë vënë me qëllim të zvarritjes së procesit të liberalizimit të vizave, është e vërtetë që Kosova kur e ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave ka marrë 50 % më shumë kushte se shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi.
Ai tha se problem më tepër me Bashkimin Evropian sa i përket liberalizimit të vizave e sheh te shtetet e ish Bashkimit Sovjetik, si me Gjeorgjinë e Ukrainën, që përkundur problemeve që kanë ato shtete si dhe përkundër problemit të madh të administrimit të territorit të tyre edhe ato shtete e marrin liberalizimin.
Murati tha se lidershipi kosovar e ka krijuar një trend të keq të dëgjueshmërisë absolute ndaj BE-së.
Ai tha se Qeveria e parë, pas shpalljes së pavarësisë, e udhëhequr nga Hashim Thaçi asnjëherë nuk ka ditë t’i thotë jo gjithçka që ka dalë nga BE dhe asnjëherë nuk është arritur të krijohet një lloj partneriteti me BE-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare