LAJMI I FUNDIT:

Rugova: Secili në LDK ka të drejtë të kandidojë për kryeministër të vendit

Rugova: Secili në LDK ka të drejtë të kandidojë për kryeministër të vendit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, në emisionin “Zyra e Ankesave”,  ka thënë se çdo kush ka të drejtë të kandidojë për kryeministër të vendit nga LDK-ja.

Rugova tha se nuk është koha që të merren me këtë çështje.


“Ne nuk jemi në një proces zgjedhor, kandidaturën ka të drejtë ta bëjë edhe Gazmend Muhaxheri dhe të tjerët, që po flitet e përflitet. Mendoj që nuk është koha që të merremi me këtë çështje”, ka thënë Rugova.

Ai po ashtu foli edhe për zgjedhjet e brendshme të LDK-së,  ku tha se zgjedhjet e përgjithshme në vend nuk varen nga zgjedhjet e brendshme të partisë.

“Zgjedhjet e brendshme të partisë  kanë kohë të përfundojnë deri në maj të vitit të ardhshëm.  Pavarësisht a ka zgjedhje të përgjithshme a jo nuk varet nga zgjedhjet e partisë…Kryetarin e partisë e kemi dhe çdo gjë po funksionin si duhet”, ka thënë Rugova.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ditë më parë në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe se ai duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori