LAJMI I FUNDIT:

Putin bisedon me Rouhanin, paralajmëron “kaos” global

Putin bisedon me Rouhanin, paralajmëron “kaos” global

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi për “kaos” global, gjatë një bisede telefonike me presidentin e Iranit, të fokusuar te sulmi i së premtes mbrëma mbi Sirinë.

Një deklaratë e lëshuar nga Moska zyrtare mbi këtë bisedë tregon se, shefi i Kremlinit dhe Hassan Rouhani diskutuan gjatë mbi sulmin raketor që shënjestroi një laborator shkencor dhe dy depo armësh kimike.


Ata kanë rënë dakord se “ky veprim i paligjshëm ka dëmtuar seriozisht perspektivat për një zgjidhje politike në Siri”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump e urdhëroi mësymjen në koordinim me Francën dhe Britaninë e Madhe, si kundërpërgjigje të sulmit të supozuar kimik në fortesën rebele të Doumës, ku u vranë dhjetëra vetë.

Rusia dhe Irani e kanë ruajtur mbështetjen e tyre për Assadin, pavarësisht se regjimi i tij është përfolur vazhdimisht për përdorim armësh të kësaj natyre, të cilat Moska pati deklaruar në vitin 2013 se do t’i ndalojë.

Të shtunën, qeveria ruse shkoi deri aty sa të paraqesë në OKB, një rezolutë që dënon forcat e koalicionit për nisjen e sulmeve të përbashkëta ajrore, rezolutë që u rrëzua, pasi nuk arriti të marrë më shumë sesa votat e Rusisë, Kinës dhe Bolivisë. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori