LAJMI I FUNDIT:

Moda për femrat e shëndosha: Respektoni këto pesë rregulla dhe gjithmonë do të dukeni perfekt!

Moda për femrat e shëndosha: Respektoni këto pesë rregulla dhe gjithmonë do të dukeni perfekt!

Nëse rastësisht jeni damë me shtat më të plotë, nuk është e tepërt t’i dini këto rregulla mbi stilizimin

Edhe pse ende nuk mund të vërtetojmë zyrtarisht, gjithnjë e më shumë janë të angazhuara manekinet “plus size” në fushatat e top-brendeve.


Ato na bindin që jemi një hap më afër, nëse jo edhe deri në ndryshimet historike në botën e modelimit, që është një ndër faktorët kyç për formësimin dhe definimin e bukurisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, tashmë një kohë bota e më të mirave dhe më të preferuarave u takon damave të cilat gjithsesi kanë shtat të plotë: Scarlett Johansson, Eva Mendes dhe Monica Bellucci, apo edhe Kim Kardashian, të cilën në një pjesë të madhe e ka bërë të famshme “trupi” i saj, i cili është gjithçka, por jo edhe i hajthëm.

Gjithsesi, ndër damat më të njohurat dhe më krenare për nga trupi është – Ashley Graham!

Nëse rastësisht jeni damë me trup paksa më të plotë, nuk është e tepërt t’i dini këto rregulla mbi stilizimin:

1. Fustani me mbështjellje dhe xhemperi i shkurtër dinë të theksojnë në masë të duhur format femërore! Nën xhemper mund të vishni këmishë apo fustan të hollë leshi.

2. Ndoshta nuk ju duket që është ashtu, mirëpo femrave me forma më të plota të trupit nga të gjitha modelet e xhinseve më së miri u rrinë xhinset e ngushta, por edhe ato në formë kambane. Aq më parë, ato modele të cilat kanë bel të lartë.

3. Pantallona në formë “cigareje” me bel të lartë nga viskoza apo nga ndonjë material i mëndafshtë mund të duken shumë të sofistikuara dhe elegante, të kombinuara me çizme të shkurtra dhe bluzë atraktive apo pulovër.

4. Nëse dëshironi të krijoni iluzionin e belit të hollë, mënyra më e mirë që ta arrini atë është që të stilizoni kombinimin me rrip. Edhe nëse keni të veshur fustan, fund apo pantallona,rripi do të theksojë belin tuaj në mënyrën më të shpejtë dhe më të lehtë.

5. Modeli kryesor të cilin secila damë me e shëndoshë do të duhej ta ketë në gardërobën e vet është fundi i ngushtë. Nëse ka kuptuar diçka Kim Kardashian, atëherë pikërisht është fakti që duhet t’i qëndrojë besnike këtij modeli të fundit, si modeli të vetin më të preferuar. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori