LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për shkarkimin e Gashit dhe Sefajt: Nuk ka kthim mbrapa

Haradinaj për shkarkimin e Gashit dhe Sefajt: Nuk ka kthim mbrapa

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka treguar edhe njëherë se nuk ka qenë i informuar për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Haradinaj ka thënë se ka qenë i informuar nga mediat dhe palëve të treta.

“Nga mediat dhe palëve të treta kam mësuar se ka ndodhur deportimi i gjashtë shtetasve turq. Ata në mesditë kanë qenë në Turqi, transporti ka qenë paraprakisht i rregulluar. Pas kësaj kam kërkuar shpjegime prej drejtorit të AKI-së, ministrit të Drejtësisë, ministrit të MPB-së dhe drejtorit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.


Kryeministri ka thënë se arrestimi dhe deportimi i shtetasve turq ka qenë operacion bilateral i AKI-së dhe i MPB-së.

“Inicimi i kësaj procedure është bërë nga AKI-ja për revokim të lejeve qëndrimit për shkak se sipas tyre këta persona paraqesin rrezikshmëri për Kosovën.  Ky deportim i tillë në pamje të parë nuk ka shkelje ligjore, por bazuar në ato që kam arritur të zgjidh mbrëmë është një problem sepse për këtë nuk janë informuar vendimmarrësit e vendit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se sot ka marrë vendim për të shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, duke thënë se ky vendim është i parevokueshëm.

“Kam kërkuar lirimin nga përgjegjësitë të ministrit Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi. Janë vendime që e mbrojnë shtetin e Kosovës dhe demokracinë tonë. Kthim mbrapa s’ka, kërkesa është e parevokueshme”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori